Yjet që i duan kafshët

Ditë më parë në Manchester të Britanisë së Madhe ndodhi një ngjarje shumë e hidhur. Për arsye ende të panjohura, një strehimore e qenve mori flakë dhe me vete mori edhe rreth 50 qenë të ngujuar brenda, ndërsa është arrestuar një 15 vjeçar që dyshohet të ketë qenë personi që i ka vënë flakën strehimores.

Pas kësaj tragjedie, shumë persona u mobilizuan për të mbledhur fonde për rindërtimin e një strehimoreje të re. Në mesin e tyre, pati edhe persona të famshëm që dhanë shuma të majme parash.

EXCLUSIVE: Teen star Selena Gomez with her 4 year old dog Willie

Ndër ta ishte edhe sulmuesi i ri i Liverpoolit, Mario Balotelli, i cili besohet se ka dhuruar mbi 10 mijë dollarë, dhe, sipas informatave që qarkullojnë në internet, kjo nuk është hera e parë që Balotelli dhuron para për kafshë – pasi që njihet si një adhurues i madh i tyre.

Por, ka edhe të tjerë të famshëm që i duan kafshët dhe dashurinë ndaj “anëtarëve” të vegjël të familjeve të tyre e ndajnë me gjithë botën përmes rrjeteve sociale.

ballotelli kafsha1

Ne kemi përzgjedhur një listë prej 15 personash të famshëm që mbajnë kafshë shtëpiake nga më të ndryshmet. /© NGJYRA.COM/ 

  1. Blake Lively
  2. Olivia Wilde
  3. Ke$ha
  4. Kristin Chenoweth
  5. Hayden Panettiere
  6. Emma Stone
  7. Amanda Seyfried
  8. Mario Balotelli
  9. Hilary Duff dhe Haylie Duff
  10. Jessica Biel
  11. Justin Bieber
  12. Mariah Carey
  13. Charlize Theron
  14. Miley Cyrus
  15. Selena Gomez

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply