Yjet që i prishi droga

Dikush nga përvoja e dikush ka lexuar se, abuzimi me substanca narkotike të shkatërron emocionalisht por ka edhe ndikim fizik. Këtë fakt më së miri mund ta shohim në galerinë e fotografive në vijim të personave të famshëm që janë shkatërruar nga droga.

Yje që dikur shndrisnin më shumë se çdo yll në qiell, e që ndoshta e kishin të gjithë botën në grushtet e tyre të dorës, tani ose nuk janë më në mesin tonë, ose janë, mirëpo nuk shkëlqejnë më.

Për arsyet se përse këta persona i janë drejtuar drogës pas gjithë asaj fame, ne nuk e dimë, por një gjë e dimë – droga i ka shkatërruar.

droga cortney

1. Courtney Love – përdorimi i tepruar i kokainës, ekstazisë dhe heroinës, madje edhe gjatë tremujorit të patë të shtatzënisë, e ka shkatërruar këtë yll tej mase.

droga macaulay

2. Kujt nuk i kujtohet djaloshi simpatik e i shkathët, Macaulay Culkin, në seritë e “Home Alone”? Ndoshta atë e kujtoni, por nuk e kishit imagjinuar se ai do të shndërrohej në një figurë të këtillë të famshme. Kur Culkin për herë të parë doli nëpër media pas gjithë kësaj kohe, ishte e vështirë të njihej – ishte dobësuar tej mase dhe e gjithë kjo nga abuzimi me narkotikë. Varësia ndaj drogës jo vetëm se e kishte ndryshuar fytyrën e Macaulay Culkin, por edhe i kishte dhënë fund lidhjes së tij me Mila Kunis.

droga lindsay

3. Lindsay Lohan është një tjetër yll që dikush shndriste, por që tani shkëlqimi i saj është shuar. Abuzimi me drogën për të nisi më 2007, kur aktorja ishte në kulmin e suksesit si një aktore e re dhe model i mirë për të rinjtë. Por, kjo s’mund të thuhet më.

droga mischa

4. Mischa Barton e kishte të pamundur të gjente punë pas rolit të saj në dramën e famshme të televizionit FOX, “The O.C.”, dhe kështu ylli nisi të kërkonte lumturinë në vende të gabuara. Ajo u bë shumë e dhënë pas ndejave dhe e varur ndaj drogës. Ndejat e pandalshme dhe abuzimi me drogën bën që ajo të shtonte peshë që ia prishën edhe veçoritë e fytyrës.

droga whitney

5. Por, një nga rastet më të rënda është rasti i divës Whitney Houston. Suksesi i jashtëzakonshëm i karrierës së saj nisi të zbehej në fund të viteve të 90-ta pas lidhjes së saj helmuese me Bobby Brown, lidhje e cila edhe e detyroi këngëtaren t’i futej drogës. Ajo humbi shumë peshë dhe vijat e fytyrës i ishin dëmtuar në masë të madhe sa që ishte e vështirë të njihej. Dhe, në vitin 2012, ajo ndërroi jetë pas abuzimit me substanca narkotike.

droga kate

6. Të gjithëve na kujtohet bukuroshja e pashoqe, Kate Moss. Por, kokaina e prishi edhe atë – ia prishi lëkurën dhe dhëmbët. Si pasojë e abuzimit me narkotikë, ajo tani duket shumë më e moshuar se ç’është në të vërtetë.

droga amy

7. Një tjetër rast i dhimbshëm edhe rasti i të mrekullueshmes, Amy Winehouse. Ajo ishte një prej atyre yjeve që ndjenin “dashuri për drogën” edhe para se të bëheshin të famshëm. Megjithëse në një kohë ishte pastruar nga varësia ndaj drogës dhe kishte incizuar një album shumë të suksesshëm, “Back to Black”, martesa e saj me probleme bëri që ajo t’i kthehej sërish asaj bote të ndaluar, prej ku nuk pati kthim më. Ajo vdiq më 2011 si pasojë e helmimit me alkool.  /© NGJYRA/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply