Zbuloni zonat erogjene të mashkullit

Edhe trupi i mashkullit është përplot zona erogjene. Ekspertët thonë që ekzistojnë nëntë zona të veçanta, përkatësisht pika të cilat edhe vetë meshkujt nuk do t’i konsideronin si zona të tyre erogjene.

Duke i prekur ato zona në mënyrën sa më subtile, do t’i krijoni kënaqësi të këndshme partnerit tuaj dhe do t’i duket sikur po e dërgoni në parajsë. Ekzistojnë pika në trupin e tij të cilat janë përplot përfundime tepër të ndjeshme nervore, të cilat në çast do ta eksitonin, mirëpo vetëm nëse i prekni dhe i zgjidhni në mënyrën e duhur.

Po jua zbulojnë disa pika të tilla të nxehta si dhe përshkrimin e hollësishëm se si t’i aktivizoni nëpërmjet teknikës së puthjes, fërkimit dhe përkëdheljes.

Pjesa e jashtme e buzës së jashtme

puthja shtrati3

Buzët e mashkullit janë pika të dukshme, por edhe “goditja” në zonën midis pjesës së jashtme të buzës së tij të poshtme dhe mjekrës do t’i sillte kënaqësi të veçantë, sepse pikërisht aty përfundojnë një sërë nervash.

Derisa jeni duke e puthur, “thithni” pjesën e poshtme të buzës së tij dhe me gjuhën tuaj kaloni disa milimetra nën të. Veprimi i tillë stimulon tërë zonën erogjene dhe do ta sjellë në kulmin e kënaqësisë së tij.

Duke e mbajtur këtë pjesë të buzës së tij brenda gojës tuaj, do të shtoni sensacionin, andaj do të ndihet sikur mbushja elektrike udhëton nga buzët në ekstremitetet e tij.

Pjesa e parë e qafës

Shumica e femrave kujdesin e orientojnë në atë anë të pjesës së qafës, dhe as që kuptojnë që në këtë mënyrë kapin pikën më të rëndësishme të stimulimit e cila gjendet mu nën mollëzën e Adamit.

Sipas mjekësisë së lashtë kineze, gjëndrat tiroide janë ngushtë të lidhura me organelet seksuale.

cifti dom2

Majat e sisëve

Mbase e dini që majat e sisëve tuaja janë vatër kryesore e kënaqësisë, mirëpo ato të mashkullit janë madje edhe më të ndjeshme.

Për shumicën e meshkujve këto pjesë të trupit janë zona të pahulumtura, zona erogjene me të cilat  akoma nuk janë bërë eksperimente.

Prekni butësisht dhe tek i dashuri do të shkaktoni kënaqësi të këndshme.

Pika nën gjunjë

Në mesin e gjurit, midis thembrës dhe gjurit të tij, gjendet pika e madhësisë së gjurmës së gishtit e cila është një potencial i madh zone erogjene.

Kjo pikë është e lidhur direkt me organet seksuale, ndërkaq me prekjen e saj do të lironi  energjinë e cila krijon ndjenjë kënaqësie.

“Vegla” e tij

breket

Çdo femër në fillim partnerit të vet mund t’i krijojë çaste të paharrueshme duke manipuluar me tërë “veglën” e tij, mirëpo para pak kohësh është zbuluar edhe një veprim i veçantë me të cilin do t’i krijoni kënaqësinë që do ta mbajë gjatë në mend.

Le të shtrihet në shpinë, ndërkaq ju uluni midis këmbëve të tij me fytyrë të kthyer nga ai. Me gishtat e mëdhenj dhe gishtat tregues të të dy duarve bëni dy rrathë të vegjël përreth penisit të tij.

Bëni disa rrathë në drejtime të ndryshme, duke bërë njëkohësisht lëvizje të sinkronizuara në drejtim të kokës së penisit dhe anasjelltas.

Do të ndiejë sensacione shumë më të mëdha se sa do t’i kishte përjetuar po ta kishit “përpunuar” vetëm me njërën dorë. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *