Zgjedhja e “dhunshme” e presidentit

Hashim Thaçi është zgjedhur president i ri i Kosovës. Pas tre rrathëve të votimit, Thaçi mori 71 vota të deputetëve në Kuvend. Zgjedhja e tij është përcjellë me kundërshtime të ashpra të opozitës, e cila në dy raste ndërpreu seancën duke hedhur gaz lotsjellës.Opozita, u deklarua bindshëm kundër Thaçit president, duke e cilësuar atë si një figurë që nuk sjell unitet, por përçarje. Sidoqoftë, Thaçi në postin e presidentit vjen pas Atifete Jahjagës, mandati i së cilës si presidente e vendit i skadon më 7 prill, 2016. /REL/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply