• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Hotelet më me stil në Evropë

by
09/02/2015
in E bardhë
0
Hotelet më me stil në Evropë

Nëse për çfarëdo arsye ju nevojitet një vend i përshtatshëm dhe me stil për qëndrim të shkurtër, e pse jo edhe më të gjatë në Evropë – ju sjellim pesë nga hotelet më elegante dhe më me stil që Evropa ka për të ofruar.

Resorti i Madh Bad Ragaz, Zvicër

hotel europa1

Ky resort ofron dy hotele luksoze, Grand Hotel Quellenhof and Spa Suites dhe Grand Hotel Hof Ragaz. Resorti ndodhet vetëm 20 kilometra larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Cyrihut dhe një orë larg nga qendra e Cyrihut.

Brody House, Budapest

hotel europa2

I lëshuar në funksion në vitin 2009, Brody House është një koleksion i objekteve, në të cilat ofrohen  qëndrime afatshkurte dhe afatgjate, si dhe hapësirë për qëllime komerciale apo private. Përvoja e qëndrimit në këtë resort është me të vërtetë  unike dhe e paharrueshme.

Nimb Hotel Suites, Kopenhagë

hotel europa3

Nimb Hotel gjendet përballë Kopshteve Tivoli në zemër të qytetit të Kopenhagës dhe është vetëm 14 kilometra nga Aeroporti i këtij qyteti. Në këtë hotel shërbehen 1000 lloje të verërave.

Canal House Hotel Bedroom And Bathroom, Amsterdam

hotel europa4

Canal House është një hotel i ngritur në Keizersgracht Canalnë pjesën qëndrore të Amsterdamit. Ky hotel që përbëhet nga tri shtëpi të renovuara shitësish të shekullit të 17-të gjendet vetëm 20 kilometra larg nga Aeroporti Amsterdam Schipol. Përndryshe hoteli është shumë afër shtëpisë së Anne Frank dhe disa muzeve e galerive të artit në qendër të këtij qyteti.

Quinta Da Casa Branca, Funchal

hotel europa5

Ky hotel në Funchalin tropikal, në Madeira, që veçohet me dizajnin e tij mahnitës arkitektural prej druri, qelqi dhe guri, është vetëm 20 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Madeiras dhe gjendet  afër një vendi vullkanik dhe pishinave natyrore, të cilat ofrojnë një përvojë unike veçmas për adhuruesit e natyrës. /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Sam Smith

Next Post

Një apartament model i ekstravagancës

Next Post
Një apartament model i ekstravagancës

Një apartament model i ekstravagancës

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.