Hapësirat e lira mbi ndërtesën, apo eventualisht dhe shtëpinë tuaj, mund të shndërrohen në një oazë të bukur urbane.
Dizajnimi i kopshtit në këto hapësira, veçmas mbjellja e bimëve, nuk është e lehtë siç është rasti me oborrin e shtëpisë – por, me një planifikim të mirë dhe me vendosmëri, një projekt i tillë mund të përmirësojë ndjeshëm stilin tuaj të jetës.
Nëse jeni gati për t’i hyrë një aventure të tillë atëherë, ndoshta ndonjë nga fotografitë që po ua prezantojmë në vijim mund t’ju shërbejë si inspirim.
Nëse tashmë e keni idenë se si do të duket struktura e kopshtit tuaj mbi pullaz, hapi i dytë është që të detajizoni mënyrën se si mund ta realizoni atë.
Po ashtu, mos harroni të konsultoheni me ekspertin përkatës për të parë nëse hapësira e përzgjedhur mund të mbajë presionin e dheut dhe të saksive të imporvizuara.
Ndërmerrni masat e duhura të sigurisë- vendosni rrethojat dhe strehëzat e vogla. Filloni hulumtimin për llojin e bimëve që mund t’i mbillni në kopshtin tuaj dhe bisedoni me specialistin për mirëmbajtje e tyre.
Instalimi i spërkatëseve është po ashtu një ide e shkëlqyer, sidomos gjatë verës, kur në kopsht kalohet një pjesë e mirë e kohës. /NGJYRA.COM/