10 mrekullitë e Islandës

Islanda është një vend me shumë mrekulli natyrore! Në vijim ju sjellim dhjetë bukuritë më të famshme natyrore të këtij vendi…

10. Vëzhgimi i balenave

islanda balena

Gjigantët e detit mund të shihen nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Rejkjavíkun. Disa kompani organizojë turne turistike 2-3 orëshe për vëzhgimin e balenave. Islandezët gjithashtu gjuajnë balena, mishi i të cilave shërbehet në restorante.

9. Gejzerët

islanda gejziri

Për shkak të aktiviteteve vullkanike nën sipërfaqe të tokës, shumë gejzerë, burime nëntokësore dhe pishina termike janë të shpërndara gjithandej Islandës. Shpërthimet e fuqishme të burimeve të ujit të nxehtë  nga toka, padyshim se janë emocionuese për t’u parë. Në Strokkur në jugperëndim të Islandës, pranë lumit Hvítá, është një gejzer fontanë shumë i popullarizuar.  Edhe në Haukadalur, në jug të këtij vendi, ka shumë gejzerë.

8. Landmannalaugar

islanda landmannalaugar

Malet me gurë vullkanik shumëngjyrësh, fushat e llavës dhe vullkani Hekla e bëjnë këtë vend një destinacion të popullarizuar turistik. Peisazhet mbresëlënëse bëjnë që ky vend të duket sikur të ishte në një planet tjetër. Ecja dhe kalërimi janë ndër aktivitetet më të popullarizuara në këtë vend.

7. Vullkani Maelifell, Parku i Akullnajave Myrdalsjökull

islanda Maelifell

Forma gjeometrike perfekte e konit bën që Maelifell të duket si një vullkan klasik. Gjatë sezonit të ngrohtë, kur shkrihet bora, zbulohet sipërfaqja shumë e gjelbër, e mbuluar me myshk. Ka shumë për të bërë dhe shikuar në këtë park, me plot vullkane, burime të ujit të  nxehtë dhe bukuri tjera natyrore.

6. Mali Kirkjufell

Iselanda-Kirkjufell

I ndodhur pranë qytetit të vogël Grundarfjörður, në Islandën perëndimore, ky mal shumë bukur përshtatet me peizazhin e rrafshët përreth. Në rrethinat e këtij mali të mrekullueshëm gjenden ujëvara të vogla, ndërsa gjatë natës prej tij shihen Yjet e Veriut.

5. Shpella e Akullt Skaftafell, ParkuKombëtar Vatnajökull

islanda Skaftafell

Toka e akullt (Iceland) – është një vendi thjeshtë i mbuluar me akull dhe borë. Shpellat jashtëzakonisht të bukura të akullta tërheqin shumë aventurierë. Agjencitë turistike  organizojnë udhëtime për në akullnaja, prej ku  mund të vizitohen shpellat.

4. Laguna e Kaltër, Grindavík

islanda Blue-lagoon-1

Banja gjeotermike e cila ofron larjen më relaksuese natyrore dhe është atraksioni më joshës, gjendet vetëm 40 minuta larg nga Rejkjavíku. Uji nga burimet e nxehtë nëntokësore arrin 37-39 ° C dhe është i dobishëm për shëndet dhe lëkurë.

3. Aurora Borealis

islanda Aurora Borealis

Ky fenomen verior është gjithashtu ndër atraksionet më të popullarizuara. Dritat vezulluese janë të ndritshme, për shkak të rritjes së aktivitetit diellor. Dritat më së shumti pëlqehen të shihen nga vendet që janë larg prej dritave urbane – në periudhën prejmesit tështatorit deri nëmes tëprillit.

2. Hallgrímskirkja

islanda hallgrimskirkja

Kjo kishë unike, e ngritur në mes të Rejkjavíkut, është ndërtesa më e lartë dhe më e njohur në këtë vend. Arkitektura e saj është frymëzuar nga Ujëvara e Zezë, ku kjo e fundit është një mrekulli tjetër natyrore islandeze.

1. Ujëvara Gullfoss

islanda Gullfoss

Kjo ujëvare e mrekullueshme është një nga atraksionet më të popullarizuara në këtë vend.  Gullfoss gjendet në kanionin me tri kaskada nëpër të cilin kalon lumi Hvítá, i cili duke u derdhur këtyre kaskadave  krijon një rrjedhë të fuqishme. Natyra përreth saj është e paprekur, ndërsa rrjedha e ujit është më e fuqishme gjatë verës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *