10 miliarderët zbulojnë fshehtësinë e suksesit të tyre

Këto janë 10 citatet e famshme të ndërmarrësve të suksesshëm që mund të ju frymëzojnë ta rrisni biznesin tuaj aktual apo ta nisni një të ri…

1. “Më pëlqen të mendoj për gjëra të mëdha. Nëse jeni duke menduar për ndonjë gjë, mendoni edhe për gjëra të mëdha” – Donald Trump

miliarder Donald Trump 1

Asnjë ndërmarrës i suksesshëm nuk nis diçka me qëllimin që të jetë pak i suksesshëm. Nëse me të vërtetë besoni se keni një ide të mrekullueshme apo mendoni se ju mund ta zgjeroni biznesin tuaj, atëherë mësynja kësaj pune.

2. “Vepro shpejt dhe mos i ndërpejë gjërat e nisura. Nëse i ndërpreni gjërat e nisura, ju nuk jeni duke vepruar mjaft shpejt” – Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg

Nganjëherë, dritaret e mundësive nuk qëndrojnë të hapura për kohë të gjatë. Nëse keni një ide, ose e shihni një mundësi, lëvizni dhe veproni shpejt. Është e pamundur që gjithmonë të jeni të kujdëshëm dhe t’i shmangni të gjitha gabimet apo kurthet. Edhe ata që presin, ose veprojnë ngadalë për shkak se janë tepër të kujdesshëm herdokur do të dështojnë.

3. “Kur jeni duke e menduar një ide, është e rëndësishme që të mos zhyteni në hollësi dhe ta komplikoni. Të mendoni thjesht dhe qartë është e vështirë” – Richard Branson

miliarder Richard Branson 3

Shikoni se sa nisma të suksesshme dështojnë. Kompanitë vendosin objektiva të veçanta që duhet të përmbushen në mënyrë që koncepti të përparojë në fazën e ardhshme. Sa më shumë që zgjatë përmbushja e objektivave, aq më të mëdha janë gjasat që nisma të dështojë. Në fillim mos i vështirësoni gjërat më shumë se që duhet.

4. “Nisur nga PayPal unë kam menduar se cila  janë disa nga problemet e tjera që ka të ngjarë të prekin më së shumti të ardhmen e njerëzimit, e jo cila është mënyra më e mirë për të fituar para” – Elon Musk

miliarder Elon Musk 4

Kur produkti ose shërbimi ndikon tek njerëzit dhe e ndryshon mënyrën e bërjës së gjërave, atëherë ai mund të jetë shumë i dobishëm. Idetë më të mira vijnë gjithmonë nga individë me të vërtetë të pasionuar që i kanë krijuar kompanitë e tyre me dëshirën për të zgjidhur një problem. Musk kohët e fundit ka vendosur që t’ua lejoj kompanive tjera që t’i përdorin patentat e Tesla Motors, sepse ai beson se me këtë do të përfitojë e gjithë bota, jo vetëm ai.

5.  “Për ta nisur GoPro-në, unë u  ktheva të jetoj me prindërit e mi dhe fillova të punoj shtatë ditë në javë, 20 orë në ditë. Për t’ia dalë kësaj, unë lash anash jetën time private” – Nick Woodmanh

GoPro Camera Maker Goes Public On The NASDAQ Exchange

Apo ashtu citohet të ketë thënë po ashtu se për të arritur sukses duhet të jeni të gatshëm të sakrifikoni.

6. “Gjithmonë e dëgjojmë shprehjen se, paratë nuk e blejnë lumturinë, por unë thellë në mendjen time gjithmonë e mendoj se shumë para mund ta blejnë pak lumturi, që në fakt nuk është e vërtetë” – Sergey Brin

miliarder Sergey Brin 6

Nëse jeni një tifoz bejzbolli dhe ju ofrohet mundësia të zgjedhni që të keni një blog për Super të Bejzbollit, falë të cilit ju mund të udhëtoni gjithandej vendit dhe t’i shikoni ndeshjet e bejzbollit gjatë gjithë ditës, një biznes ky që ju sjell të ardhura vjetore prej rreth 350 mijë dollarësh në vit, apo një fabrikë për përpunimin e mbeturinave, ku gjatë gjithë ditës duhet të merreni me mbeturina, por biznes që sjell të ardhura vjetore prej 850 dollarësh ne vit, cilin prej tyre do ta zgjedhnit. Besoj se zgjedhja e parë do të ishte më e preferuar, meqë nuk ka asgjë më dobishme se sa të punoni diçka që me të vërtetë ju pëlqen.

7. “Mos e nisni një biznes, nëse ai nuk është obsesioni juaj dhe diçka që ju e doni. Nëse është vetëm një strategji dalëse nga situate aktuale, atëherë nuk është obsession” – Mark Cuban

miliarder Mark Kuban 7

Duhet ta doni atë që bëni dhe të bëheti plotësisht i dhënë pas çdo aspekti të biznesit tuaj. Nëse jo, atëherë shpejt do të digjeni dhe dështoni.  Askush nuk do të kujdeset për kompaninë tuaj më shumë se ju, kështu që të përgatituni të punoni më shumë dhe më gjatë se kushdo tjetër. E vetmja mënyrë që të mos e humbni arsyen është ta shijoni çdo minutë të punës suaj.

8. “Nëse jeni të përqëndruar tek konkurrenca, për të ndërmarrë diçka, duhet të prisni derisa të ketë një konkurrent që është duke bërë diçka, ndërsa nëse jeni të përqëndruar tek konsumatorët atëherë do të jeni më pragmatik” – Jeff Bezos

miliarder Jeff Bezos 8

Përqëndrimi i vazhdueshëm tek konkurrenca vërtetë do ta ngadalësojë rritjen e biznesit tuaj, meqë ai ju mban larg nga konsumatorët që janë në të vërtetë çelësi i suksesit tuaj. Nëse i vëni në lëvizje të gjitha energjitë tuaja për t’i bërë të lumtur konsumatorët, atëherë ju nuk do të duhet të shqetësoheni për konkurrentët, sepse ata do të jenë pas teje.

9. “Mos u ndjeni të kërcënuar nga njerëzit më të zgjuar se ju” – Howard Schultz

Starbucks Promotes New Products

Më pëlqen të bisedoj me njerëz që janë më të zgjuar se unë. Të gjithë ata që me të vërtetë besojnë se brenda kompanisë së tyre ata janë të gjithëdishmit, lajthiten rëndë. Çdo ndërmarrës ka pikat e tij të forta dhe të dobëta dhe shumëçka për të mësuar. Shfrytëzojeni çdo mundësi për të biseduar me ndërmarrësit tjerë që janë më të zgjuar, më të vendosur dhe më të suksesshëm.

 10. “Cilësia është më e rëndësishme se sasia” – Steve Jobs (1955-2011)

miliarder Steve Jobs 10

Nuk ka si të jetë më e saktë. Kompania ime e marketingut online punon me kompanitë me përvojë dhe ato fillestare. Në fillim, të gjithë duan të njëjtën gjë: më shumë vizitorë në internetit. Por, numri më i madh i vizitorëve nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë shitje dhe të ardhura. Të përqëndruarit më shumë tek cilësia sesa tek sasia gjithmonë jep rezultate më të mira.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply