10 resortet mbi ujë me çmime të përballueshme

Resortet, e veçmas ato me shtëpiza verimi mbi sipërfaqe të ujit, rëndom janë ndër akomodimet më luksoze që ofrohen për pushime dhe më sfiduese në aspektin financiar. Andaj ju sjellim në vijim 10 resortet ku mund t’i kaloni pushimet me çmime më të përballuseshme.

10. Resorti AVANI Sepang Goldcoast, Malajzi

resort pushimi10

Nga dhomat e bukura të këtij resorti pamjet janë mbresëlënëse. Koha më e mirë për ta vizituar këtë resort është shkurt-gusht, kur çmimet e akomodimit sillen 147-163 dollarë.

9. Resorti InterContinental, Tahiti

resort pushimi9

Koha më e mirë për ta vizituar këtë resort është maj-tetor. Çmimet e akomodimit jashtë sezonit sillen rreth 409 dollarë, ndërsa gjatë sezonit rreth 469 dollarë.

8. Raiatea Hawaiki Nui Hotel, Bora Bora

resort pushimi8

Dhomat e këtij hoteli që gjendet në afërsi të Tahitit dhe Bora Boras, janë të pastra, të rehatshme dhe  ofrojnë çdo gjë që nevojitet për pushime. Çmimi sillet rreth 411 dollarë. Koha më e mirë për ta vizituar është maj-tetor.

7. Resorti Sofitel Moorea Ia Ora Beach

resort pushimi7

Çmimet e akomodimit në shtëpizat e bukura të verimit në këtë resort konsiderohen relativisht të ulëta. Koha më e mirë për ta vizituar është maj-tetor .

6. Resorti Tikehau Pearl Beach

resort pushimi6

24 shtëpizat dydhomëshe të verimit janë krenaria e këtij resorti me 4-yje. Çmimet e akomodimit jashtë sezonit sillen rreth 394 dollarë, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 620 dollarëve.

5. Meeru Island Resort and Spa, Maldive

resort pushimi5

Me 106 vila mbi ujë, ky resort në Maldive është resorti i dytë më i madh turistik mbi ujë, që veçohet me luksin e dhomave dhe numrin e madh të restoranteve.

4.  Resorti CoCo View

resort pushimi4

Përveç dy udhëtimeve në ditë me varkë, shtëpizat  njëkatëshe mbi ujë të këtij resorti në Honduras janë vend i ëndërrave për adhuruesit e zhytjes.

3.  Resorti St. George’s Caye

resort pushimi3

Koha më e mirë për t’ia mësyrë këtij resorti në bregdetin e largët lindor të Belizesë, në veri të Hondurasit është dhjetor-shkurt.

2. Resorti Velidhu Island

resort pushimi2

Prej majit deri në tetor është koha më e mirë për ta vizituar këtë resort në të cilin çmimet jashtë sezonit sillen rreth 369 dollarë, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 521 dollarëve.

1.  Resorti Te Tiare Beach

resort pushimi1

Ndonëse ky resort është vlerësuar vetëm me 3 yje, shtëpizat e verimit dhe pamjet prej tyre në Paqësorin e Jugut janë të papërshkrueshme. Çmimet jashtë sezonit fillojnë prej 359 dollarësh, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 383 dollarëve. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply