11 fakte plotësisht të vërteta për Chuck Norrisin

Është e vështirë për t’u besuar se Chuck Norris është 74-vjeç. Flokët e tij janë ende të kuqe si në ditët e para kur i shqelmonte kundërshtarët e tij – apo së fundi në filmin “Expendables 2”.

Në vijim ju sjellim 11 fakte plotësisht të vërteta për Chuck Norrisin – të cilat janë aq mbrësëlënëse sa që Chuck nuk ka nevojë për fakte të trilluara, për të cilat njihet anëmbanë botës.

Emri i tij i vërtetë nuk është “Chuck” madje as “Charles”

Emri i tij i vërtetë është, Carlos Ray Norris.

chuck333

Ai nuk ka humbur asnjë duel që nga viti 1968

10 humbjet e tij datojnë para këtij viti. Chuck e ka mbyllur karrierën e tij të gjatë në karate me 168 fitore, 10 humbje dhe dy barazime.

Ai ka shpikur një model personal të arteve marciale

Sigurisht keni dëgjuar për gjashtë titujt qe Chuck i ka fituar në kampionatin profesional botëror të karatesë – dhe duket se, pasi ishte lodhur nga titujt – ai e shpiku stilin e tij, të cilin e quajti “Chun Kuk Do”, që do të thotë “Mënyra universale”.

Ai e mësoi Steve McQueenin karate

Chuck ia kishte mësuar McQueenit sportin e karatesë, ndërsa ky i fundit ia kishte mësuar atij zanatin e aktrimit. Që të dy ishin shokë me legjendën e karatesë Bruce Lee, madje edhe e kishin përcjellë kortezhin e tij të varrimit.

chuck222

Kur Chuck Norris është i heshtur, ka arsye për brengosje

Chuck ka një kod personal, që rrjedhë nga stili i tij Chun Kuk Do – e që në përkthim të lirë do të thotë: “Nëse s’kam çfarë të them për një person, nuk do të them gjë”.  Ndoshta kjo është arsyeja pse shumë njerëz janë marrë me Chuckun – ngase ai vetë i ka lejuar ata.

Ai ka qenë zëdhënës i “World of Warcraft Series”

Duket fakt qesharak – por ai vërtet e kishte atë rol.

Ai ishte njeriu i parë nga Perëndimi i cili e ka fituar shkallën e tetë të rripit të zi në Grand Master, në stilin TaekWondo

Ai po ashtu posedon rripin e zi në Xhudo, Jiu-Jitsu, si dhe në Tang Soo Do.

Ai ishte polic ushtarak i USAF-it

Të gjitha artet e tij marciale datojnë nga koha kur kishte shërbyer si ushtarak në Korenë Jugore. Ai po ashtu ishte nderuar me titujt ushtarak Marins dhe Renxher Teksasi – një emër që më vonë do të përdorej në serialin e tij të çakorduar, “Walker, Texas Ranger”.

chuck4444

Ai kishte linjë personale të modës – xhinseve

Xhinset e tij quheshin “Action Jeans”, dhe ishin të rehatshme gjatë ecjes.

Chuck ka shkrirë edhe mendjen – ishte autori më i shitur i New York Timesit

Disa nga titujt e librave të Chuck Norrisit janë: “Black Belt Patriotism: How to Reawaken America”, autobiografia “Against All Odds” si dhe dy librat prozë, “The Justice Riders” dhe “A Threat to Justice”.

Chuck nuk kishte trup atleti në shkollë të mesme

Megjithatë, shpejt e kishte zhvilluar fizikusin e tij – që do të thotë se ka shanse për secilin. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply