12 stadiume mahnitëse të Katarit ku do të luhet Kampionati Botëror 2022

Kampionati Botëror i Futbollit – “2022 FIFA World Cup”, po afrohet, ndërsa shteti i pasur i Katarit është në vlugun e puëve për të përfunduar renovimin, respektivisht ndërtimin e stadiumeve të reja, që do të jenë nikoqirë të ngjarjes më të madhe në botën e futbollit.

Stadiumet janë që të gjitha fjala e fundit e teknologjisë së ndërtimit – ku përfshihet kontrolli i rrezatimit solar dhe erërave të ngrohta dhe kontrolli klimatik me zero emetim karboni.

Temperaturat gjatë verës në Katar janë mbi 40 gradë Celsius, andaj po ndërmerren të gjitha masat që falë teknologjisë së avancuar, brenda stadiumit të mbizotërojë freskia e nevojshme.

Pas përfundimit të kampionatit ndwrkaq, disa pjesë të stadiumeve do të çmonotohen dhe do të dërgohen si ndihmë për shtetet në zhvillim – që do të ndërtojnë 22 stadiume të reja.

Katari ndërkaq, ka propozuar renovimin e 3 stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e nëntë stadiumeve të reja, që do të kushtojnë rreth 3 miliardë dollarë.

Kampionati Botëror ndërkaq, do të mbahet në shtatë qytete të Katarit: Al-Daayen, Al-Khor, Al-Rayyan, Al-Shamal, Al-Wakrah, Doha and Umm Slal.

Ja një përshkrim i shkurtër i 12 stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit – “2022 FIFA World Cup”. /NGJYRA.COM/

1. “Al-Gharafa Stadium”

Al-Gharafa Stadium

Me lokacion në Al-Rayyan, ky stadium do të renovohet, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.

2. “Al-Khor Stadium”

Al-Khor-Stadium22

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Khor, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales.

3. “Al-Rayyan Stadium”

Al-Rayyan Stadium

Me lokacion në Al-Rayyan, ky stadium do të renovohet, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.

4. “Al-Shamal Stadium”

Al-Shamal-Stadium

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Shamal, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.

5. “Al-Wakrah Stadium”

Al-Wakrah-Stadium-Qatar

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Wakrah, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales.

6. “Doha Port Stadium”

1272-ASP_WM2022

Ky stadium do të ndërtohet në Doha, në kryeqytetin e Katarit. Ndeshjet e grupeve, të tetat e finalës dhe çerekfinalet do të luhen në këtë stadium.

7. “Lusail Iconic Stadium”

Lusail-Iconic-Stadium

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Dayeen. Ndeshja hapëse e Kampionatit, pastaj ndeshjet e grupeve, të tetat e finalës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe ndeshja finale do të luhen në këtë stadium.

8. “Qatar University Stadium”

Qatar-University-Stadium

Ky stadium do të ndërtohet në Doha. Ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales do të luhen në këtë stadium.

9. “Umm Slal Stadium”

Umm-Slal-Stadium

Ky stadium do të ndërtohet në Umm Slal. Ndeshjet e grupeve, të tetat e finales dhe çerekfinalet do të luhen në këtë stadium.

10. “Education City Stadium”

Education-City-stadium-Qatar

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Rayyan. Takimet e grupeve dhe të tetat e finalës do të luhen në këtë stadium.

11. “Khalifa International Stadium”

Khalifa_International_Stadium_Qatar

Me lokacion në Al-Rayyan, ky stadium do të renovohet, ndërkaq aty do të luhen ndeshjet e grupeve, të tetat e finales, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

12. “Sports City stadium”

Sports-City-stadium

Ky stadium i ri do të ndërtohet në Doha, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply