16 lisat më madhështorë në botë

Përveç absorbimit të dioksidit të karbonit e lirimit të oksigjenit, mrizit për shumë kafshë gjatë vapës, disa lisa veçohen edhe me pamjen e mahnitshme të tyre.

Megjithëse, jo gjithmonë lisat me bukuri mahnitesë janë në të vërtetë lisa (p.sh Wisteria është një hardhi, rhododendron është shkurre, ndërsa bambu teknikisht i takon familjes së barishteve), ne jemi të prirur që të gjithë ata t’i quajm lisa, për shkak se janë të mahnitshëm, të mëdhenjë dhe të bukur.

Pra, sa herë dilni në natyrë dhe merrni frymë e thithni ajër të freskët, përqafone dhe falënderone lisin më të afërt!

Lisi  Rhododendron, 125+ vjet i vjetër, Kanada

lisi lis1

Ky “lis”, më shumë se 125 vjet i vjetër, teknikisht konsiderohet të jetë shkurre.

Wisteria, 144 vjet i vjetër në Japoni

lisi lis2

Madhësia e sipërfaqes së këtij lisi arrin deri në 1990 metra katror dhe ky është lisi më i madh i këtij lloji në Japoni.

Lisat e rrahur nga erërat në Zelandë të  Re

lisi lis3

Këta lisa në Slope Point, në pjesën jugore të Zelandës së Re,  zakonisht rriten në një kënd të pjerrët (dukshëm më të vogël se 90 shkallë), sepse ata vazhdimisht rrihen nga erërat ekstreme të Antarktikut.

Panja e bukur japoneze në Portland, Oregon

lisi lis4

Ahu Antarktik i mbuluar me myshk në Oregon

lisi lis5

Megjithëse, Ahu i Antarktikut është autokton në Kili dhe Argjentinë, ky ekzemplar është nga rajoni i “Paqësorit  Verior” të SHBA-ve.

Pemët e qershisë së çelur në Bon, Gjermani

lisi lis6

Ky tunel i bukur me lule të çelura të qershisë gjendet në Bon të Gjermanisë dhe duket kështu gjatë muajit prill.

Lisi engjëllor ne ishullin e Xhonit në Karolinën Jugore

lisi lis7

Ky lis engjëllor në Karolinën Jugore është i gjatë afër 20 metra dhe vlerësohet të jetë 1400-1500 vjet i vjetër.

Lisi flakërues, Brazil

lisi lis8

Lisi flakërues është endemik në Madagaskar, por ai rritet në zonat tropikale të botës.

Lisi i gjakut të Dragoit, Jemen

lisi lis9

Lisi i gjakut të  dragoit e ka marrë këtë emër të frikshëm, për shkak të lëngut të tij ngjyrë të purpurtë në të  kuqe, i  cili është përdorur si  ngjyrë për ngjyrosje dhe si llak për lyrerjen e  violinave. Ky lëng është një përbërës alkimik, i cili përdoret edhe si ilaç popullor për sëmundje të ndryshme.

President, lisi gjigant Sequoia, i  treti më i madhi në botë, Kaliforni

lisi lis10

Lisi President, gjendet në Parkun Kombëtar Sequoia, në Kaliforni. Ai është i lartë 73 metra  dhe ka një perimetër tokësor prej 28 metrash. Ky është sekuoja gjigant, i treti më i madhi në botë (ndërsa i dyti në qoftë se përveç trungut llogariten edhe degët e tij).

Tuneli i lisave të panjës në Oregon

lisi lis11

Eukaliptusi i ylbertë në Havai, Havai

lisi lis12

Eukaliptusi i ylbertë, i cili rritet në të gjithë Paqësorin Jugor është i dobishëm dhe i bukur. Ai  çmohet për lëvoren shumëngjyrëshe të tij dhe për masën drunore, e cila përdoret për të prodhuar letër.

Jacaranda në Cullinan, Afrikë e Jugut

lisi lis13

Këto Jacaranda të bukura, me lulet e tyre ngjyrë vjollcë, rriten në Afrikën e Jugut.

Rruga e lisave të bungut në Plantacionin Dixie në Karolinën Jugore

lisi lis14

Lisat e bungut anash kësaj rruge në plantacionin Dixie, në Karolinën Jugore janë mbjellë diku rreth viteve 1790.

Lisat Baobab në Madagaskar

lisi lis15

Këta Baobabë në Madagaskar e ruajnë në mënyrë të shkëlqyr ujin në trungjet e tyre të trashë, për ta përdorur atë gjatë thatësirave.

Rrethoja e errët në Irlandën Veriore

lisi lis16

Rrethoja e errët e Irlandës është mbjellë në shekullin e 18-të. Ky tunel mahnitëse i lisave të ahut paraqitet edhe në Game of Thrones (Lojën e Froneve). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply