20 aktorët më profitabilë të të gjitha kohëve në SHBA

Filmat e tyre i kanë sjellë industrisë filmike miliarda dollarë, ndërsa vetë ata kanë fituar dhjetra apo dhe qindra milionë dollarë. Emrat e tyre në afishet e filmave ndërkaq, janë garanci që publiku do të vizitojë kinematë – arsye e fortë kjo, që studiot filmike t’ua besojnë atyre rolet më të spikatura dhe skenarët më intrigues.

Për çka bëhet fjalë? Për aktorët më profitabilë në industrinë e kinematografisë – pra, aktorët, filmat e të cilëve kanë fituar më se shumti para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tash në krye të listës ka qëndruar bindshëm aktori Samuel L. Jackson, mirëpo, suksesi i filmit të fundit, “Star Wars: The Force Awakens”, i ka mundësuar aktorit tjetër legjendar, Harison Ford, që të marrë fronin e aktorit më dobiprurës për insturinë kinematografike.

Në vijim ju sjellim listën më 20 aktorët më dobiprurës për industrinë e artit të shtatë, të përpiluar nga “Box Office Mojo”, e të cilën e përcjellë “Businnes Insider”. /NGJYRA.COM/

1. Harrison Ford – 4,74 miliardë $ (filmi më fitimprurës, “Star Wars: The Force Awakens”)

2. Samuel L. Jackson – 4,63 miliardë $ (filmi më fitimprurës, “The Avengers”)

3. Tom Hanks – 4,33 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Toy Story 3”)

4. Morgan Freeman – 4,31 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Dark Knight”)

5. Eddie Murphy – 3,81 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Shrek 2”)

6. Tom Cruise – 3,58 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “War of the Worlds”)

7. Robert Doëney, Jr. – 3,53 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Avengers”)

8. Johnny Depp – 3,29 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Dead Man’s Chest”)

9. Michael Caine – 3,29 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Dark Knight”)

10. Gary Oldman – 3,27 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Dark Knight”)

11. Robin Williams – 3,27 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Night at the Museum”)

12. Bruce Willis – 3,18 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Sixth Sense”)

13. Stellan Skarsgard – 3,17 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Avengers”)

14. Ian McKellen – 3,1 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Return of the King”)

15. Anthony Daniels – 3,03 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Star Wars: The Force Awakens”)

16. Robert DeNiro – 3,03 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “Meet the Fockers”)

17. Cameron Diaz – 3,03 mlrd $   (filmi më fitimprurës, “Shrek 2”)

18. Matt Damon – 2,94 mlrd $ (filmi më fitimprurës, “The Bourne Ultimatum”)

19. Liam Neeson – 2,94 mlrd $ (filmi më fitimprurës, The Phantom Menace)

20. Will Smith – 2,84 mlrd $ (filmi më fitimprurës, Independence Day)

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *