20 studime shkencore të cilat do t’ju bëjnë të shkriheni së qeshuri

Derisa dikush zbulon ilaçe për sëmundje të rrezikshme, dikush tjetër hulumton alternativa dhe burime ekologjike të energjisë – ka edhe të tillë që studiojnë krijimin e gjithësisë… , ndërkaq disa shkencëtarë të tjerë sërish hulumtojnë gjëra për të cilat vërtet edhe nuk ka pasur nevojë…

Janë këto disa studime më qesharake shkencore të bëra në njëqind vjetët e fundit:

1. Interaksioni me femrat i bën meshkujt të marrë, është konkluzioni i studimit shkencor të Johan C. Karremansit dhe kolegëve të tij në Universitetin Rodboud të Nijmegenit, Holandë.

2. Studimin të cilin e ka bërë organizata e njohur për hulumtime të tregut kanadez ka nxjerrë konkluzionin që shkrim-leximi përmirëson shanset tuaja për punësim.

shkenca01

3. Nëse nuk e keni ditur deri tani, shkenca ka konstatuar: Pesha e madhe (trashësia) e trupit nuk është shëndet.

4. Në revistën shkencore Addiction është botuar studimi të cilin e kanë bërë disa institucione shkencore kanadeze, ente statistikore dhe të psikologjisë, të cilët në fund kanë nxjerrë konkluzionin që konsumimi i alkoolit rrit shanset për seks të pangopshëm.

5. Ekspertët e aksidenteve automobilistike kanë zbuluar që ulëset e veturës mbrojnë edhe fëmijët me peshë të lartë trupore.

6. Disa hulumtues në qendrën Shiseido Research në Yokohama kanë përfunduar studimin e tyre duke konstatuar që njerëzve të cilët mendojnë që këmbët u kundërmojnë erë të keqe – ato vërtet u kundërmojnë, ndërkaq atyre që nuk mendojnë ashtu – nuk u kundërmojnë.

7. Shkencëtarët e Universitetit të Bristolit kanë zbuluar mënyrën më optimale të njomjes së biskotave në kafe, çaj dhe qumësht…

8. Sintef Unimed nga Norvegjia dhe Universiteti Teknik nga Danimarka kanë publikuar studimin, me të cilin kanë konstatuar që veshja e rrobave të brendshme jo të thara mirë gjatë ditëve të ftohta nuk i bën mirë shëndetit.

nobel per ajfel1

9. John Mack nga Harvardi dhe David Jacobs nga Universiteti Temple kanë bërë studimin, me të cilin kanë konstatuar: njerëzit të cilët besojnë që i kanë kidnapuar jashtëtokësorët – me siguri i kanë kidnapuar. (Journal of Scientific Exploration, Vol. 11.No.1, pp.91-104, 1997).

10. Meshkujt më shumë dëshirojnë të krijojnë lidhje afatshkurtra me femrat të cilat “shiren si budallaqe”, është konstatim i studimit të publikuar në revistën Evolution and Human Behavior.

11. Një sërë hulumtimesh të cilat i kanë bërë psikologët e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, dhe të Universitetit të Torontos kanë konstatuar: njerëzit e pasur mashtrojnë dhe gënjejnë më shumë.

12. E siguri deri tani keni dëgjuar edhe këtë: Nëse keni një numër të madh majmunësh dhe një numër të madh të makinave të shkrimit dhe kohë të pakufishme, më në fund majmunët do të  fillojnë të shkruajnë Veprat e Zgjedhura të William Shakespearit. Ndërkaq, studiuesit e Universitetit Plyumouth, Angli, në studimin e tyre megjithatë kanë konstatuar që majmunët nuk mund t’i shkruajnë veprat e Shakespearit, sepse shumë shpejt do t’u bëhen monotone dhe në vend që të shkruanin, do t’i shkatërronin makinat e shkrimit.

13. Edhe shkenca ka vërtetuar: të punësuarit urrejnë mbledhjet.

14. Nëse deri tani nuk e keni ditur edhe këtë, një studim ka konstatuar që përpirja e shpatave mund të jetë e rrezikshme.

shkencetari121

15. Në një studim të vitit 1960 është konstatuar që bebet duhet t’i mbani sa më larg gropave, pa marrë parasysh se sa mund të perceptojnë thellësinë – lartësinë.

16. Hulumtuesit e Universitetit McGill të Montrealit dhe të City Universithy of New York kanë zbuluar që të gjithë nxënësit e shkollave të mesme përjetojnë njëfarë niveli monotonie në orët e mësimit.

17. Journal of Experimental Psychology ka publikuar studimin se si minjtë nuk mund të vërejnë gjithmonë dallimin midis së folmes mbrapsht të gjuhës japoneze dhe së folmes mbrapsht të gjuhës holandeze.

18. Bukuria qëndron në syrin e atij i cili mban birrën: Njerëzit të cilët mendojnë që janë të dehur – gjithashtu mendojnë që janë atraktivë, është titulli i studimit të botuar në British Journal of Psychology.

19. Edhe një studim plotësisht i panevojshëm ka konstatuar gjënë e njohur: mungesa e gjumit na bën të lodhur.

20. A janë aq të forta shishet e birrës sa që të thyejnë kafkën e njeriut? Përgjigjen pozitive kësaj pyetjeje e kanë dhënë shkencëtarët e Centre for Forensic Imaging and Virtopsy. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply