5 plazhe më të rrezikshme në botë

Edhe pse ekzistojnë tepër shumë, si p.sh. plazhi më i ndotur në botë (Chowpatty, Indi) në të cilin banorët vendës, si duket, pa problem lahen, këto pesë plazhe nuk është mirë t’i përfshini në plane për relaksim veror. Natyrisht, përveç nëse dëshironi t’ju hanë peshkaqeni, krokodili i detit, t’ju pickojë merimanga apo megjithatë dëshironi që rrymat nën ujë t’ju tërheqin…

5. Territori Verior i Queenslandit, Australi

plazhi rrezik5

Çdo vit nga tetori deri në prill tufa meduzash të njohura si grerëz deti vërshojnë në qindra plazhe të Australisë Veriore. Helmi i tyre e trullosë gjahun, ndërkaq konsiderohet njëri ndër helmet më vdekjeprurës në botë.

Helmi i tyre shkakton dhembje të padurueshme – aq të forta sa që shumë viktima fundosen në det për shkak të tronditjes.

Vetëm një grerëz deti ka helm të mjaftueshëm që të vrasë 30 njerëz të rritur, ndërkaq ndodh që vdekja të pasojë vetëm pas  3 minutave pas pickimit (shpesh nga sulmi në zemër).

Grerëzat e detit janë përgjegjëse për vdekje e më së paku 70 personave. Mirëpo fatmirësisht kundërhelmi lehtë gjendet për të gjithë vizitorët në mënyrë që me kohë të mund të trajtojnë pickimin.

4. Praia de Boa Viagem, Brazil

Brazil Wcup Swimming with Sharks

Plazhi Praia de Boa Viagem është pushimore e njohur tashmë disa decenie, ndërkaq është i rrezikshëm që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar kur në afërsi të tij janë shfaqur peshkaqenët e mëdhenj të bardhë.

Nga atëherë janë shënuar së paku 50 sulme mbi njerëzit, nga të cilat 19 kanë përfunduar me vdekje.

Ekologët thonë se për shfaqjen e peshkaqenëve në afërsi të bregdetit fajtorë janë ekskluzivisht njerëzit (kryesisht peshkatarët e pakujdesshëm) të cilët vite të tëra kanë shkatërruar vatrat e tyre natyrale.

3. Hanakapiai, Havaje

plazhi rrezik3

Në plazhin Hanakapiai në Havaje nuk do t’ju presin peshkaqenët, meduzat helmuese apo cilado qoftë kafshë tjetër e cila do t’ju bëjë keq, mirëpo me gjithë pamjen e qetë dhe detit idil, nën sipërfaqe ju pret vrasësi i cili gjatë viteve të kaluara ka vrarë 83 njerëz: rryma e fuqishme e detit.

Pos rrymës së fuqishme e cila nuk vërehet në sipërfaqe të ujit, këtu shpesh mund të shihen edhe valët e mëdha të vilat ua tërheqin vërejtjen notarëve potencialë që të qëndrojnë sa më larg kësaj pjese të oqeanit, sepse në të pothuajse është e pamundshme të notohet.

2. Gansbaai, Republika Jugafrikane

plazhi rrezik2

Edhe pse plazhi Gansbaai konsiderohet njëri ndër më të rrezikshmit në botë, ai edhe sot tërheq numër të madh turistësh të cilët dëshirojnë që nga afër të shohin dhe të notojnë (të sigurt në kafaze) me peshkaqenët e mëdhenj të bardhë të detit.

Jo larg nga bregu i Gansbaait gjendet Shark Alley  (Rruga e peshkaqenëve) në të cilën jeton një koloni fokash e cila tërheq edhe një numër të madh peshkaqenësh (dhe turistësh).

1. Plazhi i ishullit Fraser, Australi

plazhi rrezik1a

Edhe pse në fotografi duket si parajsë, ky plazh në realitet më shumë i ngjan ferrit në Tokë. Peshkaqenët, meduzat helmuese dhe rrymat e fuqishme ju presin në ujë, ndërkaq as në breg nuk është aq sigurt, sepse në të jetojnë krokodilët e detit dhe merimangat helmuese. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply