5 shtëpi-shpella shumë të bukura

Eko-miqtë, shtëpitë në dhé, po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, kështu që nuk do të duhej të befasoheshim nëse gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mënyrën se si të jetojnë në njërën prej këtyre strehimore shumë të bukura natyrore (siç është shtëpia në foto kryesore, e vendosur në Nasmontanhas de Fafe, Portugali).

Ja si duken disa nga këto shtëpi-shpella të pazakonshme:

5. Shtëpia-shpellë Red Rock

shtepia shpelle1

Cave Palace Ranch, Utah, përfshin 100 hektarë tokë dhe është vendosur në shpellën madhështore në shkëmbin e kuq.

Kjo shtëpi është e vendosur në shpellë me katër dyer, ndërkaq në të gjenden dhoma gjumi, dhoma e ndejës dhe tryezaria, dy dhoma të tjera gjumi dhe mansarda.

Panelet diellore e furnizojnë me energji elektrike, ndërkaq bunari nëntokësor e furnizon me ujë të freskët. Fasada ka dritare të shumta dhe ofron dritë ditore krejtësisht të mjaftueshme.

4. Kolibja në shpellë

shtepia shpelle2

Kolibja në shpellë përbëhet nga tri shpella, është ndërtuar në vitet 1770. Ka dyer, dritare dhe gjithë ato që i kanë shtëpitë normale, pos energjisë elektrike dhe ujit.

Kjo shtëpi vikendi në shkëmb gjendet në pronën prej pesë hektarësh mal dhe kopsht në Wolverley, Worcestershire, Angli.

3. Shtëpia-shpellë (Parnasi)

shtepia shpelle3

Nëse kemi tepricë prej 1.500.000 milionë dollarësh, mund ta blini Shtëpinë shpellë (The Cave House) në Bisbee, Arizona.

Nëse basenet e mbyllura të cilat i mbush përroi i malit, biblioteka private dhe 37 hektarë sipërfaqe me pamje të mrekullueshme nuk ju tingëllon magjishëm, ju rekomandojmë t’i shikoni disa filma të Peter Jacksonit.

 2. Lozha-shpellë e këndshme

Creek Lodge

Beckham Creek Lodge Cave është e fshehur në pronën prej 280 hektarësh në fshatin Ozark.

Mbrojtja e bukurive natyrore dhe e peizazheve të qeta është me rëndësi të jashtëzakonshme për pronarët të cilët mirëmbajnë lozhat të cilat ofrojnë luks, paqe, qetësi dhe bukuri të mrekullueshme natyrore.

1. Kompleksi i shtëpive-shpellë

shtepia-shpelle5Dietikon, Zvicër, është kompleks prej nëntë shtëpive në shpella të cilat i ka ndërtuar arkitekti Peter Vetsch.

Të gjitha materialet që janë shfrytëzuar për ndërtimin e këtij kompleksi janë natyrore dhe të ricikluara, pos betonit i cili është përdorur për fortësinë e kupolës.

Në disa kulme gjenden kopshte, ndërsa të tjerat janë krejtësisht natyrore – dhe shkrihen në peizazh. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply