5 skulptura më të larta në botë

Skulpturat e mëdha ndërtohen që para mijëra vitesh: nga civilizimet e lashta e deri te shoqëria moderne. Megalomania, përkushtimi ndaj religjionit, komemoracioneve të ngjarjeve historike…

Përmendoret më të larta në botë kryesisht tregojnë paraqitje të ndryshme të Budës, të cilat gjenden në kontinentin e Azisë dhe në Japoni.

5. Guan Yin

Guan Yin5

Skulptura e lartë 108 metra e Guan Yinit gjendet në bregdetin jugor të Kinës në ishullin Hainan. Skulptura përbëhet nga tri anë: njëra e kthyer në drejtim të bregut, ndërkaq dy të tjerat janë të kthyera në drejtim të Detit Jugor Kinez. Kjo skulpturë është ndërtuar për gjashtë vjet, ndërkaq ka përfunduar në vitin 2005.

4. Cristo-Rei

Cristo-Rei4

Është inspiruar nga skulptura e njohur e Kristo Otkupitelit në Rio de Janeiro. Cirsto-Rei është përfunduar në vitin 1959, ndërtimi i saj ka zgjatur 10 vjet. Skulptura është përafërsisht e së njëjtës madhësi si edhe modeli i njohur në Rio, 28 metra e lartë, mirëpo qëndron në strukturën e ndërtuar në lartësi 82 metra në formë porte, prandaj lartësia e përgjithshme e përmendores është 110 metra.

3. Ushiku Daibutsu

Ushiku Daibutsu3

Ushiku Daibutsu gjendet në qytetin Ushiku në Japoni. Vizitorët e kësaj statuje të Budës mund të ngjiten me lift në platformën, cila shërben si vëzhgimore. Kjo skulpturë e bronztë e lartë 120 metra, gjithashtu është e njohur edhe si Ushiku Acadia. Është ndërtuar në vitin 1995.

2. Laykyun Setkyar

SONY DSC

Laykyun Setkyar e gjatë 130 metra është skulptura më e lartë në botë, e ndërtuar në majën Po të Kodrës Kuang, në afërsi të qytetit Monywa në Mianmarin Qendror. Në fondament qëndron skulptura më e lartë në botë e Budës. Është përfunduar në vitin 2008, ndërkaq Buda i cili qëndron pranë është ndërtuar në vitin 1991.

1. Spring Temple Buddha

Spring Temple Buddha1

Spring Temple Buddha, është skulptura më e madhe në botë. Lartësia e përgjithshme e përmendores është 153 metra, duke përfshirë edhe bazën 20 metra të lartë dhe ndërtesën 25 metra të lartë në të cilën qëndron skulptura. Skulptura është përfunduar në vitin 2008, gjendet në Zhaocun, në rovincën Lushan, Henan, Kinë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply