A duhet vërtet të jetë i gjatë penisi?

Lexoni në këtë artikull mbi porositë e gabuara, të cilat u dërgohen femrave nëpërmjet filmave pornografikë.

Tashmë është e njohur që për të aktruar në filma pornografikë , aftësitë e kryepersonazheve nuk janë edhe prioritet qenësor me rastin e zgjedhjes së tyre.

Duke pasur parasysh që filmat pornografikë bazohen në “shitjen” e fantazive, femrat kanë fuqishëm të theksuara buzët dhe sisët, ndërkaq meshkujt “veglën” të gjatë dhe madhështore, me të cilën e detyrojnë aktoren të rënkojë dhe të lëshojë zëra kënaqësie, në bazë të të cilave shumica e shikueseve krijojnë bindjen që penisi i përmasave mbimesatare mund t’u ofrojë kënaqësi të paharrueshme. E po, pra, në realitet gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Seksi patjetër duhet të zgjasë shumë

cift keshilla333

Disa meshkujve seksi u duket sikur hanë kafjall, apo sa për ta shuar urinë, sikur femrat ta kishin një sustë magjike, të cilën do të mund ta shtypnin sa herë që dëshirojnë që ajo të përjetojë orgazmën.

Ç’është e vërteta, disa femrave për të arritur deri te orgazma u duhet më shumë përpjekje se sa meshkujve, andaj duhet që mashkulli të ketë aftësinë e qëndrueshmërisë dhe të kontrollimit të ejakulimit.

Pikërisht këto janë dy gjërat kryesore që u kërkohen aktorëve pornografikë, të cilët lënë përshtypjen sikur janë në gjendje të bëjnë seks tërë ditën.

Nënshtrimi i femrës

Njëra ndër pikëpamjet më të gabuara mbi seksin, të cilin e tregojnë filmat pornografikë, është nënshtrimi i femrës.

E vërteta është që femrat në filma pornografikë e aktrojnë kënaqësinë mirë edhe atëherë kur më me dëshirë do të ndërprisnin dhe do të iknin nga xhirimi, sepse seksi u bëhet i dhembshëm, nënshtrues apo i pakëndshëm në njëfarë mënyre.

E pra, nënshtrimi i femrës gjithsesi është njëra ndër idetë e gabuara, të cilat femrat mund t’i krijojnë gjatë shikimit të filmave të tillë. Kur aktori lodhet, pason orgazma e tij dhe loja përfundon pa marrë parasysh edhe orgazmën e saj.

Xhirimi i pamjeve filmike kurrë nuk përfundon me skenën e cila shpesh ndodh në jetën reale.

Thjeshtësia e seksit anal

cift keshilla111

Kur shikohen skenat në filmat pornografikë çdo gjë duket shumë e thjeshtë, madje edhe nëse vihet në pah që aktorja për herë të parë bën seksin anal.

Çdo gjë që është e nevojshme nevojjitet pak lubrifikant dhe gjërat shkojnë pa probleme, madje edhe kur është fjala për penisët me madhësi mbi mesataren.

Në të vërtetë për skena të tilla gjithsesi janë të nevojshme përgatitje të mëdha, mirëpo ato në film nuk i paraqesin. Pra, pos lubrifikantit, femra duhet patjetër të jetë plotësisht e eksituar dhe seksin duhet bërë ngadalë për të mos i shkaktuar dhembje.

Gjatë seksit nevojiten rënkime dhe lëshime zërash

Femrat në filma pornografikë patjetër duhet shikuesve t’ua krijojnë përshtypjen e kënaqësisë gjatë seksit. Pikërisht për këtë edhe shërbejnë rënkime e zëshme, të cilat në jetën reale në disa raste do të mund të zgjonin tërë mëhallën.

Rënkimet e zëshme nuk janë masë për seks cilësor dhe gjithashtu as për intensitet të orgazmës së përjetuar.

Aktorja e filmave pornografikë është joshëse

cift keshilla222

Aktoret e filmave pornografikë në raste të shumta janë ndërtuar si kallëpe: i theksojnë buzët, sisët, ndërsa në raste të shumta për këto gjëra meritat më të mëdha i kanë mjekët e kirurgjisë estetike.

Meqenëse trupit të tyre u kushtojnë kujdes të veçantë, gjithmonë janë të tendosura, të depiluara mirë dhe nganjëherë atutë femërore gjatë xhirimit të filmave i nxjerrin në pah edhe me vaj trupi.

Femrat me lehtësi mund të krijojnë idenë që femrat e filmave pornografikë janë më joshëse dhe që janë më tërheqëse dhe për partnerët e tyre, gjë që është krejtësisht mendim i gabuar.

Në të vërtetë, asnjë mashkull me një femër të tillë as që do të shëtiste nëpër rrugë, e aq më tepër me një femër me trup të tillë të përpunuar.

E pra, secila femër do të jetë e barabartë edhe me porno-aktoren më seksi. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply