A ia vlen të jepen 120.000 euro për këtë udhëtim?

Për shkak të interesimit të madh të njerëzve për hulumtimin e pjesëve arktike të mbërthyera me akull, pas dy vjetësh fillon udhëtimi i parë me anije deri te ai rajon. Kjo përvojë unike udhëtarëve do t’u kushtojë nga 16.000 deri në 120.000 euro.

Anija e madhe planifikon udhëtimin e parë në vitin 2016 me 900 udhëtarë, ndërkaq plani është që të kalojë nëpër kalimin arktik veriperëndimor.

Deri tani nëpër këtë kalim kanë kaluar shumë ekspedita të vogla, madje edhe disa anije komerciale, mirëpo kurrë ndonjë anije e madhe. “Në vend të 100, në të vërtetë do t’i kemi 900 njerëz”, thotë nënkryetari i “Crystal Cruises”, Thomas Mazloum, i ngarkuar për planifikim të këtij udhëtimi.

Crystal Cruises2

Tim Soper ka për detyrë që anijen në mënyrë të sigurt ta kalojnë nëpër këtë kalim, në të vërtetë ai ka përvojë të ngjashme me anijen “The World” para dy vjetësh: “The World ka proporcione të ngjashme si edhe anija kroçere, mirëpo ka pasur më pak udhëtarë, rreth 250 sish dhe po aq pjesëtarë të ekuipazhit”.

Kjo aventurë është paraparë të fillojë më 16 gusht 2016, ndërkaq kroçerja “Crystal Serenity” do të niset në rrugë nëpër Kalimin Veriperëndimor, i cili do të lidhë rrugën nga  Anchorage i Alaskës deri në New York.

Natyrisht që ky lundrim tashmë është shitur, mirëpo organizatori akoma po bën listën “stendbaj” në rast që dikush heq dorë nga kjo aventurë 32-ditore.

/©NGJYRA.COM/   

Crystal Cruises3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply