Ballkanasit, ndër njerëzit më të mençur në botë

Në listën e 16 njerëzve me koeficientin më të lartë të inteligjencës në botë, të botuar më 23 tetor të vitit të kaluar, gjenden dy kroatë dhe një boshnjak, ndërkaq në vendin e parë është një grek.

Doktori Jason Betts ka dizajnuar në internet leksikonin botëror gjenive në të cilin kanë zënë vend njerëzit më inteligjentë të gjallë në botë.

Midis 16 atyre me koeficientin më të lartë të inteligjencës janë kroati Ivan Ivec (IQ 169) dhe Mislav Predavec (IQ 192) dhe boshnjaku Vedran Glishiq (IQ 175).

“Ekzistojnë edhe shumë faqe interneti të cilat kanë botuar listë të ngjashme, mirëpo kjo listë është më e saktë. Janë përfshirë më shumë kandidatë dhe janë bërë teste dhe matje të shumta”, thotë Betts, IQ-ja e të cilit është 168.

Listës i prin greku Evangelos Katsioulis, me koeficientin e inteligjencës 198. Punon si psikiatër dhe i ka tri diploma – nga filozofia, teknologjia hulumtuese mjekësore dhe psikofarmakologjjia.

Rezultati mesatar në testet e inteligjencës është 100,  ndërkaq te shumica e njerëzve IQ-ja sillet midis 85 dhe 114. Çdo rezultat mbi 140 konsiderohet inteligjencë e lartë. Ata të cilët arrijnë rezultate mbi 160 konsiderohen gjeni.

Lista e njerëzve me koeficientin më të lartë të inteligjencës duket kështu:

  1. Greku Evangelos Katsioulis ka IQ 198. Punon si psikiatër
  2. Amerikani Rick Rosner, ka IQ 192. Disa vite ka punuar si striper. Tani jeton në Los-Anxhelos.
  3. Kroati Mislav Predavec, ka IQ 192. Ligjëron lëndën e matematikës në Zagreb.
  4. Amerikani Kenneth Ferrel, ka IQ 190. Është mjek në SHBA.
  5. Gjermani Patric Zimmerschied, ka IQ 178. Studion filozofinë dhe politologjinë.
  6. Australiani Tim Roberts, ka IQ 178. Punon si menaxher i shkencave kompjuterike.
  7. Lee HanKyung, nga Koreja Jugore, ka IQ 177.
  8. Japoenzi Tadayuki Konno, nga Japonia, ka IQ 176.
  9. Australiani Peter Rodgers, ka IQ 175. Është fizikan dhe  poet.
  10. Vedran Glishiq, nga BH-ja, ka IQ 175. Merret me muzikën eksperimentale, matematikë dhe lojën e shahut.
  11. Indiani Santanu Sengupta, ka IQ 174. Punon për një firmë e cila merret me shërbime financiare.
  12. Zvicerani Marc Nydegger, ka IQ 171. Me profesion është shkencëtar dhe disenjator i lojërave.
  13. Britaniku Mick Dempsey, ka IQ 171. Ka diplomë nga psikologjia forenzike.
  14. Spanjolli Jorge del Frenso Viejo, ka IQ 170.
  15. Italiani Gaetano Morelli, ka IQ 169. Është inxhinier në një firmë italiane.
  16. Kroati Ivan Ivec, ka IQ 169, ligjëron matematikën e avancuar.

/© NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply