Bibi Ka Maqbara, kopja e Taxh Mahalit

A e keni ditur se në Indi nuk ekziston vetëm një Taxh Mahal? Me të vërtetë, ekziston një objekt tjetër pothuajse identik me Taxh Mahalin legjendar, që gjendet në qytetin Agra, në shtetin Utar Pradesh të Indisë. Ky objekt është mauzoleu Bibi Ka Maqbara (Varri i Zonjës), të cilin e kishte ndërtuar princi Azam Shah në Aurangabad, në vitet 1651-1661, si kujtim për nënën e tij Dilras Banu Begum.

Ndërtuesi i Bibi Ka Maqbara, princi Azam Shah, ishte nipi i Shah Jahanit, ndërtuesit të Taxh Mahalit të famshëm në Agra, ndërsa synimi i tij ishte të ndërtonte një mauzole të barazvlefshëm me një prej objekteve më të famshme në Indi dhe me gjerë.

bibi-ka-maqbara-taj-mahal2

Megjithatë, ai nuk ishte i pasur sikur gjyshi i tij, dhe as i rrethuar nga arkitektët dhe artistët e talentuar – fakt ky që ka ndikuar në ndërtimin e një kopjeje të zbehtë të kryeveprës së gjyshit.

Bibi Ka Maqbara kurrë nuk e ka gëzuar popullaritetin e Taxh Mahalit, ngase konsiderohet si kopje e zbehtë e saj. Përderisa mauzoleu në Agra është i ndërtuar i tëri nga mermeri i bardhë, mauzoleu në Aurangabadështë vetëm pjesërisht i mbuluar me mermer.

Bibi Ka Maqbara 005

Sipas shënimeve të kohës, për ndërtimin e Bibi Ka Maqbaras janë shpenzuar rreth 700.000 rupi – ndërkaq për Taxh Mahalin janë shpenzuar rreth 32 milionë rupi. Ky është ndoshta një fakt tjetër pse Bibi Ka Maqbara shpesh quhet dhe “Taxhi i fukarave”.

Megjithatë, përkundër faktit se nuk ka arritur të mposhte bukurinë e Taxh Mahallit, mauzoleu Bibi Ka Maqbara me dizajnin kompleks, skalitjet, strukturat impozonate, dhe kopshtin e bukur, gjithsesi hyn në kategorinë e mrekullive arkitektonike. /NGJYRA.COM/

Bibi Ka Maqbara 003 Bibi Ka Maqbara 004 Bibi Ka Maqbara 006 Bibi Ka Maqbara 008 Bibi Ka Maqbara 007 Bibi Ka Maqbara 009 Bibi Ka Maqbara 002 Bibi Ka Maqbara 001 Bibi Ka Maqbara 010 Bibi Ka Maqbara 011

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *