Çfarë veturash vozisin të famshmit?

Janë njerëzit të cilët vazhdimisht paraqiten nëpër media botërore e vendore. Shumë dihet për jetën e tyre, mirëpo është edhe një element që është më pak i njohur.

Në vijim do ta mësoni se çfarë veturash ngasin disa prej aktorëve/aktoreve dhe të famshmëve tjerë të botës.

makina beni

1. Ben Affleck është i martuar me aktoren tjetër të famshme, Jennifer Garner dhe një prej makinave të preferuara të tij është Mercedes S63

makina Jessica-Alba-

2. Jessica Alba gjithashtu është e martuar me një aktor, Cash Warren, ndërsa makina e saj e preferuar është një xhip GMC Yukon dhe një Audi Q7

makina david-beckham

3. David Beckahm është një prej futbollistëve më në zë, ani pse aktualisht nuk luan për ndonjë skuadër të madhe. Është i martuar me këngëtaren e “Spice Girls”, Victoria. Makina e tij e preferuar është një Rolls Royce gjigant në mesin e të tjerëve

makina will ferrell

4. Edhe pse një prej aktorëve më të mirë të komedisë, Will Ferrell, nuk është i pasionuar pas makinave. Ai nget një Mercedes E 320 të vitit 2009

makina garner

5. Për dallim nga Affleck, bashkëshortja e tij Jennifer Garner parapëlqen që të vozitet në një Lexus LS600h hibrid

makina mel gibson

6. Mel Gibson është një prej aktorëve më të famshëm holivudian, dhe ndër më të paguarit, ndërsa parapëlqen që të vozitet në një Mercedes-Benz CLS500 i cili, në kohën kur aktori e kishte blerë, kishte kushtuar rreth 70 mijë dollarë. Admiruese për një miliarder, apo jo?

makina HILTON_

7. Eh, Paris Hilton. Është e famshme, por famën e fitoi pas një seks-skandali. Megjithatë, është trashëgimtare e shumë hoteleve Hilton dhe pasurinë e shfrytëzon në maksimum. Vetura e saj e preferuar është një Bentley ngjyrë rozë.

makina Eva-Longoria-Bentley

8. Edhe Eva Longoria-Parker, e martuar me basketbollistin e famshëm, Tony Parker, veturë të preferuar kan një Bentley kabriolet

makina SHEEN

9. Charlie Sheen, një prej aktorëve më problematik të shou-bizit. Ai është i pasionuar pas markës Mercedes, ndonëse dy prej tyre, brenda një periudhe prej 5 muajsh, i ishin vjedhur, por i janë gjetur sërish të aksidentuar

makina STONE

10. Si duket, marka Bentley është një prej markave më të parapëlqyera nga të famshmit. Edhe aktorja Sharon Stone posedon një të tillë, kabriolet, në mesin e shumë veturave tjera që i ka në pronësi. /© NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply