Dashuria dhe ndjeshmëria mund ta shpëtojnë botën: Ja faktet!

Disa storje të përzgjedhura nga bota – të cilat do t’ju prezantojmë në vijim – janë dëshmia më e mirë se, dashuria dhe ndjeshmëria janë armët më të forta që i posedon njeriu.

Nëse dyshoni në këtë gjë, atëherë lexoni artikullin në vijim, ngase s’kemi çfarë të themi më shumë, përpos: Ah, po të kishte me shumë njerëz të tillë në botë…

Plaku i mirë

ndjeshmeria1

Plaku lypësar, Dobri Dimitrov Dobrev, që jeton me vetëm 100 euro në muaj, i ka dhuruar ndër vite katedrales Alexander Nevsky në Sofje, plot 40 mijë euro. Ai udhëton çdo ditë 15 kilometra drejt kryeqytetit bullgar për të mbledhur para, të cilat më pastaj ia dhuron kësaj katedraleje duke mos marrë asnjë cent për nevojat e tij.

Fuqia e Rock-n-Roll-it

ndjeshmeria2

Disa adhurues të muzikës në Moskë, që kishin shkuar në koncertin e bendit Korn, mbajnë lartë në duart e tyre një invalid në karrocë, në mënyrë që edhe ai të mund t’i shohë ikonat e tij të preferuara të muzikës rok.

Superheronjtë

ndjeshmeria3

Pse të mos i mbështetni fëmijët kur ata nuk ndjehen mirë? Punëtorët e një kompanie të pastrimit u veshën si superheronjtë e popullarizuar derisa pastruan xhamat e një spitali, vetëm e vetëm që t’i disponojnë fëmijët.

Mos qaj!

ndjeshmeria4

Kim Chelstrem qetëson një fëmijë autist para fillimit të lojës së futbollit. Më vonë, babai i fëmijës shkroi një letër emocionuese duke e falënderuar pa masë lojtarin.

Heroizmi shihet në gjëra të vogla

ndjeshmeria5

Jetojmë në kohëra kur njerëzit përtojnë të ndihmojnë njëri tjetrin. Por, çfarë të thuhet për këtë shpëtimtar, i cili shpëtoi një kotele nga zjarri i madh, duke ia vendosur maskën e oksigjenit?

Porta me pagesë

ndjeshmeria6

Një portë me pagesë në metronë kanadeze nuk punoi për një kohë. Megjithatë, çfarë bënë njerëzit në ndërkohë? – ata paguan hyrjen… duke lënë paratë mbi kutinë e prishur të pagesave.

Polici i mirë

ndjeshmeria7

Ky polic i New Yorkut e kishte vërejtur një të pastrehë këmbëzbathur në rrugë. Disa minuta më vonë, ai u kthye te personi në fjalë me një palë çizme të reja dhe çorapë. Ky person quhet Larry Deprimo, dhe tashmë është bërë mjaft i njohur për humanizmin e treguar.

Shpëtimi i qengjit

ndjeshmeria8

Këta dy djelmosha nga Norvegjia janë duke e shpëtuar një qengj. Moti ishte shumë i ftohtë, ndërsa ata ndaluan, madje dhe rrezikuan jetën e tyre, vetëm për ta shpëtuar qengjin e gjorë.

Kështu do të duhej të ishte gjithmonë

ndjeshmeria9

Dikush kishte gjetur 20 euro në korridorin e një ndërtese. Në vend që t’i shpenzonte ato para, ai në korridor la një porosi të shkruar – bashkë me paratë: “I gjeta mes katit të parë dhe të dytë më 11 shtator, në orën 18:30”.

Humanizmi në kohë lufte

ndjeshmeria10

Një banor lokal i ofron një ushtari – që kishte kaluar kohë të gjatë në pozicion vëzhgimi – një gotë me çaj.

Maturantët humanë

ndjeshmeria11

Këta të rinj dhe të reja nga Serbia kishin vendosur që të mos i shpenzonin paratë për veshëmbathjet e shtrenjta për natën e matures, por të visheshin fare thjeshtë. Paratë e kursyera ata i dhuruan për një jetimore.

Shpëtimi i këlyshëve

ndjeshmeria12

Një person shpëton këlyshët nga përmbytja e madhe në Manila, dërisa qentë e mëdhenj përpiqen t’i ndihmojnë nga pullazi.

Pa koment!

ndjeshmeria13

Një ofertë shumë e mirë. Kush ka nevojë për një intervistë pune ka nevojë dhe për rroba të pastra – ndërsa ky dyqan pastrimi, për të papunët, këtë shërbim e ofron falas.

Merri pantoflat e mia  

ndjeshmeria14

Një burrë ia dhuron pantoflat e tij një gruaje të pastrehë që qanë në Rio të Brazilit.

Dhurata e ëmbël

ndjeshmeria15

Dikush ka vendosur t’i ndihmojë ndonjë personi në nevojë. Dhe, duket se ky person ka menduar se çokollata do të mund të “shpëtonte” jetën e dikujt – andaj, ai ka lënë para në zarf te dyqani automatik, që dikush të mund të blejë çokollatën. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *