Efekti Rihanna tek yjet shqiptare

Çdo njeri mëton të krijojë stilin e vet për të qenë sa më unik nga të tjerët. Stili krijohet me kalimin e kohës – duke bashkëpunuar me stilistë të duhur, duke parë në TV yje të shumtë dhe duke lexuar revista mode.

Një rrugë të tillë e ndjekin edhe yjet tona, megjithatë, në vend se të krijojnë stil të veçantë të tyre, ato shpesh ndjekin shtegun më të shkurtër – e kopjojnë atë në tërësi.

Ndër yjet botërore që preferohet më së shumti nga estrada jonë është Rihanna.

Në kohën kur kjo e fundit kishte rrojtur flokët në njërën anë të kokës, ndërsa në anën tjetër kishte një bishtalec të zgjatur flokësh, u duk sikur Rihanna ishte prezente gjithandej nëpër Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.

Nga të famshmit që asokohe e patën kopjuar stilin e saj ka qenë, as më pak e as më shumë se, Dafina Zeqiri, e cila me zërin e saj të ëmbël ka bërë për vete shumë fansa.

rihana zo1

Por, Duffyt nuk i mjaftoi ta kopjonte vetëm në stilin e flokëve – ajo, në fotografi të postuara në rrjetet sociale, vazhdimisht shfaqej nëpër poza që ngjasonin tej mase me ato të Rihannës.

Edhe stilin e të veshurit, Duffy e ka kopjuar në disa raste nga këngëtarja nga Barbados, Rihanna.

Krizë për stil, apo?!

Por, mania e të kopjuarit të Rihannës nuk përfundon vetëm me Duffyen. Atë e patën kopjuar edhe fytyra tjera të famshme vendore.

Ndër to ka qenë edhe seks-bomba Nora Istrefi, që gjithashtu kopjoi stilin e flokëve të Rihannës, duke rrojtur njërën pjesë të kokës.

Por edhe Nora, sikurse Dafina, nuk u mjaftua vetëm me stilin e flokëve. Ajo u pa në disa raste e veshur “kryekëput” si Rihanna.

nora-rihanna

Më vonë, pasi nisi të harrohej stili i rrojtjes së kokës, në skenë doli sërish Rihanna që u bë inspirim edhe për një këngëtare tjetër shqiptare. Kësaj radhe ishte Tuna ajo që nisi ta kopjonte këngëtaren me famë botërore në frizure e në veshje.

Në klipin e fundit me Ghetto Geasyn me titull ‘MMV’, ekstravagantja Tuna u paraqit me veshje krejtësisht të njëjtë me atë të Rihannës.

E edhe kjo sikur nuk u kënaq me vetëm kopjimin e veshjes nga Rihanna, por u desh që t’ia kopjonte edhe stilin e flokëve, në një prej shumë skenave hot në klip.

rihanna-zogu

Është e gjatë lista e yjeve tjera tona që kanë kopjuar kryesisht stilin e Rihannës, por edhe të të tjerave. Megjithatë, ne po e përmbyllim me kaq për të shpresuar se një ditë edhe ne do të jemi shembull i “lookut” për botën, tani që jemi ranguar si ‘vendi që bën makiaton më të mirë në botë!’. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply