• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Fjalitë e femrave nga të cilat rrëqethen meshkujt

by
02/07/2015
in E zezë
0
Fjalitë e femrave nga të cilat rrëqethen meshkujt

Meshkujt janë qenie dukshëm më të ndjeshëm, andaj patjetër duhet të kujdeseni shumë se çka flisni para tyre. Shakaja lidhur me fustanin e nusërisë e cila akoma gjendet në vitrinë, në kokën e tij do të tingëllonte krejtësisht ndryshe. Nëse akoma nuk jeni krejtësisht seriozë, shmangni këto gjëra që po jua japim në vijim…

“Shih, shih shtatzëna!”

Bebet janë të ëmbla, të gjithë i duam, mirëpo nëse që në takimin e tretë filloni të tregoni emocione të tepruara për çdo fëmijë i cili kalon pranë jush, i dashuri juaj do të mund të brengoset që dëshironi një fëmijë për vete, ndërkaq ai nuk është i gatshëm për atë hap të madh.

tmerrimi 2

“Kur të kurorëzohemi ne…”

Pas 3 vjetësh lidhjeje është krejtësisht okej, mirëpo pas 3 muajsh – është fjali shumë tmerruese. Nëse shkoni bashkë në dasmë, shmangni monologët mbi bashkësinë bashkëshortore, sepse në atë mënyrë mund ta frikësoni.

Ne, jona…

Nëse e fusni  tepër herët veten dhe atë në përemrin “ne” do të mund ta detyroni që të tërhiqet në fazën në të cilën do të dëshironte të jetë i vetëm. Meshkujt nganjëherë reagojnë keq nëse ndihen që janë përfshirë në ndonjë kombinim para se ata të kenë dëshiruar, ndërkaq fjala “ne” për shumicën është shenja e parë se janë futur mu në atë kombinim.

tmerrimi 3

“Ish i dashuri im…”

Ish i dashuri juaj është ish i dashur, ndërkaq atij vërtet nuk i intereson se çfarë ka bërë ai  dhe për ç’shkak në disa gjëra ka qenë më i mirë. Shumica e meshkujve që janë në lidhje nuk dëshirojnë t’i përmendin ish të dashurat – të njëjtën gjë e presin edhe nga ju.

“Kur do të njihesh me prindërit e mi?”

Njohja me prindërit nuk është aktiviteti më i dëshiruar për meshkujt, ndërkaq pyetjet për të vetëm i bëjnë  edhe më nervozë. Kur të vijë koha, njiheni me prindërit, mirëpo mos insistoni disa muaj më herët.  /© NGJYRA/ 

Tweet #prishtina
Previous Post

Kur lajmi i vjetër shitet si i ri…

Next Post

Prifti pedofil

Next Post
Prifti pedofil

Prifti pedofil

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.