Frika nga e ardhmja e thatë – fillon destilimi i ujit të detit

Në kohën kur 1.2 miliard njerëz janë të prekur nga mungesa e ujit të pijshëm, në Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtohet një fabrikë e ujit – e quajtur Jebel Ali – ku synohet të destilohet uji i oqeanit.

Kjo fabrikë që po ndërtohet në bregdetin e Dubait, pritet të prodhojë rreth 8,000 megawatt të energjisë elektrike dhe mbi 2.13 miliardë litra të ujit të pastër në ditë, raporton Time.

eba uji4

Prodhimi i ujit të destiluar nga uji i detit do të arrihet nëpërmjet procesit të vlimit, respektivisht avullimit të ujit.

Duket paradoks, mirëpo siç raporton kjo revistë prestigjioze, në kohën e televizionit dhe internetit – njerëzit ballafaqohen gjithnjë e më shumë me mungesë të ujit të pijshëm, problem ky që pritet të prekë rreth 1.8 miliardë njerëz në botë deri në vitin 2025.

eba uji6

Ndryshimet klimatike që po ngjajnë në botë janë në shpërputhje të plotë me shtrirjen e popullsisë në zonat e thata të globit – ndërsa, në vitin 2050, kur bota pritet t’i ketë 9 miliardë banorë, një pjesë e madhe e tyre do të mund të ballafaqohet me mungesë të ujit.

eba uji2

Kësisoj, përpunimi i ujit të detit, respektivisht shkripërimi i tij, pritet të merr hov në të ardhmen, dhe fabrika Jebel Ali në EBA shihet si një nismë e duhur drejt të ardhmes së thatë.

Ndërkaq, e vërteta është se me ujin mund të bëjmë çdo gjë – por jo dhe të jetojmë pa të. /NGJYRA.COM/

eba uji3 eba uji5

Foto: Time

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply