Frying Pan, burimi termal më i madh në botë

Kur pas tërmetit (në vitin 1886) bjeshka Tarawera kishte “shpërthyer”, duke shkatërruar të gjitha fshatrat e afërta dhe duke lënë të vdekur qindra njerëz – që konsiderohet erupsioni më i madh vullkanik që ka ndodhur ndonjëherë në Zelandë të Re – ajo kishte lënë prapa një krater të madh dhe brenda kraterit burimin më të madh të ujit termal në botë.

Liqeni “Frying Pan” – që në vitin 1963 ka marrë emrin zyrtar Waimangu Cauldron, edhe pse emri i vjetër ka ende përdorim të gjerë – gjendet në Luginën vullkanike Waimang, zonën e cila është formësuar pas erupsionit të vullkanit Tarawer.

Liqeni (burimi termal) përfshin një sipërfaqe prej 38.000 metrash katrorë, ndërsa temperatura e ujit brenda tij varion prej 50 deri në 60 gradë Celsius. /NGJYRA.COM/

Frying Pan Lake, Selandia Baru Frying Pan 002 Frying Pan 001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *