Gënjeshtrat më të mëdha për “mungesa artikujsh” në botë

“Përshtatja” e të dhënave dhe informacioneve me qëllim të ngritjes së çmimeve të produkteve të caktuara është “marifet” i  vjetër tregtar,  mirëpo sa vërtet dimë për gjërat të cilat janë “të popullarizuara” për shkak të grupeve të interesit? Ja disa shembuj…

Vaksina kundër gripit

Senior Medical - OUCH!!

Çdo vit mjekë të shumtë dhe kompani farmakologjike, madje edhe disa ministri, qytetarëve u dërgojnë thirrje për vaksinim para se t’u bjerë gripi, madje edhe “para se t’u bëhet vonë”.

Mirëpo, është e njohur që tepër vonë mund të jetë vetëm në rastin kur personi të jetë sëmurë nga gripi, sepse vaksinat, edhe pse disa individë me këmbëngulje theksojnë, nuk do të mungojnë.

Është e mundshme që në disa rajone momentalisht mund të mungojnë vaksinat, mirëpo ato gjithmonë mund të sigurohen nëse vërtet paraqitet nevoja.

Mungesa e Wi-Fi spektrit të frekuencave

artikulli2

Numri i shfrytëzuesve të internetit pa tela po rritet nga dita në ditë, madje vetëm brenda një viti, nga 2011 deri 2012, është rritur për 104%.

Për këtë shkak disa grupe të interesit filluan të përhapin informacione që do shfaqet nevoja për spektër plotësues të frekuencave për shkak të transmetimit gjithnjë e më të madh të të dhënave.

E vërteta është që shpejtësia e këmbimit të të dhënave kohëve të fundit është ngadalësuar.

Diamantet

SWITZERLAND-AUCTION-DIAMOND

Minerali më i fortë dhe më i shtrenjtë në natyrë gjithmonë është konsideruar i rrallë, për ç’shkak shumica e kampionëve të diamanteve në vete bartin shenjën me çmimet tepër të larta. Mungesa e diamanteve është iluzion të cilin e ka krijuar njëri ndër shitësit më të mëdhenj të gurit të çmuar.

Që nga viti 1880 familja De Beers ka iniciuar procesin i cili edhe sot ndikon në çmimet e diamanteve. Ata kanë blerë shumicën e minierave të diamanteve në Afrikën Jugore, ndërkaq shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe disa afaristë, andaj të gjitha minierat e diamanteve në botë u janë bërë pronë e disa njerëzve.

Ashtu siç i kontrollojnë furnizimin me diamante po ashtu edhe vetë kanë caktuar çmimin. E vërteta është që shumica e diamanteve të nxjerrë nga minierat janë “nën çelës” në sirtarët e ruajtur shumë mirë, në mënyrë që të ruhet çmimi i lartë.

Hapësira e shpalljeve në internet

artikulli4

Shërbimi i popullarizuar i internetit dhe faqet e internetit fitojnë shumë mirë në shitjen e hapësirave për shpallje, ndërkaq disa syresh madje konstatojnë që “janë plotësuar” disa muaj më parë.

“Mungesa” e tillë e hapësirës ka të bëjë vetëm me shpalljet në faqen fillestare, mirëpo pothuajse burimi i pashtershëm i hapësirës së shpalljeve gjendet në faqet dhe rubrikat plotësuese.

Uji

artikulli5

Mungesa e ujit është problem shumë serioz në disa pjesë të botës. Rreth 20% e popullatës botërore jeton në vendet ku vërtet mungon uji, derisa edhe 25% e njerëzve jetojnë në rajonet pa infrastrukturë përkatëse. Mirëpo, sasia e përgjithshme e ujit në Tokë nuk është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku që aq shpejt të mbetemi pa ujë.

Shumica theksojnë që të shumtën e rasteve është fjala për ujin e njelmët të detit, mirëpo ata persona nuk e dinë që oqeanet “krijojnë” burime të freskëta të ujit të pijshëm gjatë avullimit me ndihmën e Diellit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *