Hornocal, vargmali mahnitës shumëngjyrësh në Argjentinë

Vargmali Hornocal gjendet në afërsi të qytetit Humahuaca, në provincën Jujuy të Argjentinës. Me pamjen e tij surreale, Serrania del Hornocal (Vargmali Hornocal) është një nga pjesët më mbresëlënëse të  uginës shumë të popullarizuar , Quebrada de Humahuaca.

Ky vargmal është i ngjyrosur me njëmbëdhjetë ngjyra (11 shtresa të ndryshme të shkëmbinjve), ndërsa pozita më e mirë për ta shikuar është nga kodra aty pranë, e cila ndodhet në një lartësi mbidetare prej 4300 metrash dhe prej ku pamjet e pothuajse gjithë malit dhe luginës janë spektakolare.

Hornocal Mountains Argentina

E gjithë lugina Quebrada de Humahuaca është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe përveç formacioneve fantastike natyrore, në të gjenden edhe mbetjet e vendbanimeve të njeriut të lashta edhe deri në 10.000 vjet. /NGJYRA.COM/

Hornocal 10 Hornocal 8 Hornocal 7 Hornocal 5 Hornocal 3 Hornocal 11 Hornocal 4 Hornocal 1 Hornocal 2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply