Instrumentet më të vjetra muzikore

Në vitin 2012, hulumtuesit zbuluan instrumentet më të vjetra muzikore në botë, 42.000-43.000 vjet të vjetra.

Ky zbulim është identifikuar nga Profesor Nick Conard, studiues nga Universiteti Tuebingen, i cili ishte gjithashtu gërmuesi kryesor në vitin 2009, në një zonë aty pranë ku është gjetur  mbajtësi i mëparshëm i rekordit të instrumentit më të vjetër.

Instrumentet janë flauta prej eshtrave, njëra prej të cilave ishte modeluar nga fildishi i mamuthit, ndërsa tjetra nga ashti i zogut.

instrument muzikor222

Ato ishin gjetur në Shpellën Geissenkloesterle në rajonin e Danubit të Epërm të Gjermanisë jugore.

Bazuar në gjetjet nga kjo shpellë dhe të tjerat në dhe përreth këtij rajoni, mendohet se njerëzit ishin vendosur në këtë zonë para 39.000-40.000 vjetëve, pikërisht pak para një periudhe jashtëzakonisht të ftohtë klimatike.

Profesori Conard beson se objektet e mbledhura nga kjo zonë tregojnë se në atë kohë zona kishte shërbyer si korridor për rrjedhën e risive teknologjike në Evropë.

Muzika mund të ketë qenë përdorur për rekreacion ose rituale religjioze dhe  mund të ketë qenë  pjesë e një tërësie të sjelljeve që ua mundësonin  njerëzve të hershëm që  të dilnin fitues në konkurencë me njeriun e Neandertalit.

instrument muzikor111

Disa shkencëtarë besojnë se aftësia për të luajtur muzikë daton nga kohë edhe më të hershme.

Profesori Chris Stringer, një studiues i origjinëssë njeriut në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër i cili ka punuar në instrumentete zbuluara në shpellën Hohle Fels, në jugperëndim të Gjermanisë, beson se njerëzit mund të kenë poseduar zbukurime të krijimtarisë së përparuar kulturore qysh para 50.000 vjetëve ose edhe më herët. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply