Ishulli i shkretë i shndërruar në kopsht të mahnitshëm botanik

Bregdetin e Koresë së Jugut e rrethojnë një mori ishujsh të vegjël, në mesin e të cilëve më i njohuri është Oedo Botania. Dikur një ishull i shkretë, ku mund të shiheshin vetëm gurët dhe toka e thatë, Oedo sot është shndërruar në një kopsht të mahnitshëm botanik, i cili çdo ditë pushtohet nga turistët.

I gjithë projekti kishte filluar në vitin 1969, kur Lee Chang-ho, për t’iu shmangur një studie të fuqishme, ishte fshehur në ishullin Oedo, në jug-lindje të bregdetit koreano-jugor. Po atë vit, ai e kishte marrë dhe gruan e tij, Choi Ho Suk, dhe ishin vendosur në këtë ishull.

Oedo Botania 004

Fillimisht, ata ishin përpjekur të mbillnin mandarina dhe të krijonin një minifermë derrash aty – mirëpo, toka e thatë dhe gurët kishin qenë pengesë e madhe. Megjithatë, ata nuk ishin shkurajuar në synimin e tyre.

Pak më vonë kishin vendosur të shndërronin këtë ishull në një kopsht botanik, dhe për këtë synim të tyre, në vitin 1976, e kishin marrë dhe lejën e qeverisë.

Oedo Botania 003

Sot, falë 30 vjetëve të punës së mundimshme, në këtë ishull rriten drunjtë, lulet, shkurret e ndryshe, madje dhe kaktusi dhe disa bimë të rralla.

Stazat e rregulluara me shije ndërkaq, dhe bimët e mbjella me kujdes, e kanë shndërruar këtë ishull në një vend përrallor, që tashmë preferohet nga turistët, të cilët krahas peizazheve të bukura mund të përjetojnë dhe aromat unikate të disa mijëra bimëve, respektivisht luleve që rriten në këtë vend. /NGJYRA.COM/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA Oedo Botania 005 Oedo Botania 006 Oedo Botania 007 Oedo Botania 008 Oedo Botania 010 Oedo Botania 011 Oedo Botania 012 Oedo Botania 013 Oedo Botania 014 Oedo Botania 015 Oedo Botanical Garden

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply