Ja si e krijoi një person i vetëm shtetin e tij…

Besojmë që së paku njëherë në jetë keni dëshiruar t’i paketoni valixhet dhe të shkoni në ndonjë ishull të shkretë, ku me dëshirë do ta themelonit shtetin tuaj personal. Edhe pse askush nuk provon të bëjë një gjë të tillë, nuk do të thotë se është e pamundur.

Majori Paddy Roy Bates, ish-pjesëtar i Ushtrisë britanike, e ka themeluar shtetin e tij në vitin 1967. Dhe, përkundër shumë problemeve, sot ky shtet ka flamurin, himnin, pullat postare, pasaportën, madje dhe zonën e ndalim-fluturimit mbi territorin e tij.

Principata Sealand është një mikroshtet që shtrihet në platformën ushtarake Roughs Tower, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, e cila gjendet në Detin verior, 10 km larg bregdetit britanik.

Sealand shtrihet në një platformë prej 550 metrash katrorë, ndërsa gëzon të drejtën edhe në ujërat territoriale me diametër prej 12 milash nautike.

sealand

Si e themeloi Paddy Roy Bates shtetin e tij?

Baza e Sealandit u ndërtua në vitin 1942 si Fort Roughs, që ishte një prej ishujve të shumtë prej betoni dhe çeliku, të cilët britanikët i ndërtuan përgjatë bregdetit të tyre – për të ndalur sulmet e pushtuesve gjermanë.

Në atë kohë, kjo fortifikatë ushtarake numëronte rreth 150 ushtarë dhe ishte e pajisur me topat kundërajrorë, ndërsa ajo u braktis në vitin 1956.

Pasi që në atë kohë ujërat territoriale të Britanisë shtriheshin vetëm 5 km larg bregdetit – platforma ushtarake ishte shndërruar në terra nullius, ose “tokën e askujt”.

Bates e kishte shfrytëzuar këtë rast, dhe më 2 shtator të vitit 1967, ai e shpalli këtë platformë principatë të pavarur – u vetëshpall Princ Roy, ndërkaq gruan e tij Princeshë Joan.

sealandi 011

Qeveria britanike kishte reaguar shpejt ndaj këtij veprimi dhe, shumë shpejt i kishte shkatërruar të gjitha platformat tjera përreth, që askush të mos mund të ndiqte shembullin e Royt – mirëpo shtetin e ri nuk e kishte prekur dhe as “vënë në pikëpyetje”.

Jo shumë kohë më pas, në vitin 1968, në afërsi të shtetit të ri – disa punëtorë që ishin duke riparuar vozat mbi ujë, e kishin ngacmuar me fjalë vajzën 16-vjeçare të Royt, në mbrojtje të së cilës kishte dalë vëllai i saj, 14-vjeçari Michael, duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Sapo kishin arritur në tokë, këta punëtorë e kishin paraqitur rastin te organet kompetente – mirëpo, gjykatësi e kishte refuzuar padinë e tyre, duke thënë se: “Gjyqet e Britanisë së Madhe nuk kanë kompetenca mbi atë territor”, që në një formë dhe de facto njihej pavarësia e Sealandit.

Incidenti ndërkombëtar

sealandi 006

Edhe pse rrallëherë ndodhë që në Sealand të qëndrojnë më shumë se 5 persona përnjeherë, edhe ky shtet ka pasur një luftë të vogël, respekivisht një incident ndërkombëtar.

Një ditë, 10 vjet pas themelimit, në këtë shtet kishte qëlluar i vetëm banori Michael, i biri i themeluesit të tij – kur Alexandar Achenbach ish-ortak biznesi i Royt kishte organizuar grushtshtet. Aleksaxander e kishte mbajtur Michaelin 4 ditë si peng (të burgosur) dhe pa ushqim…

Me anë të një sulmi që e kishte organizuar me helikopter, i armatosur me pistoleta dhe një pushkë, Bates shumë shpejt e kishte marrë kontrollin mbi shtetin e tij – duke e burgosur një prej kryesve të grushtshtetit, Gernot Putzin, banor i Sealandit i lindur në Gjermani.

sealandi 005

Putz e gjeti vetën në një burg të improvizuar, i akuzuar për tradhëti – ndërsa qeveria e Gjermanisë u detyrua të dërgonte një diplomat të saj për të negociuar lirimin e tij. Për Batesin, ndërkaq, kjo ishte de facto njohja e dytë e shtetit të tij.

Edhe pse beteja për pavarësinë e Sealandit dukej e kotë, është fakt që, edhe mikroshtetet mund të mbijetojnë. Si shembull mund të përmendimin San Marinon, Andorën, Lihtenshtajnin… etj. që janë treguar si shtete të suksesshme.

Sealandi sot

Themeluesi i shtetit, Princi Roy ka ndërruar jetë në vitin 2012, ndërsa është trashëguar nga i biri i tij Michael. Sot ndërkaq, ky shtet mbijeton falë ueb-hostingut, hapësirës që ofron për ruajtjen e të dhënave në internet – por dhe nëpërmjet shitjes së monedhave, pullave postare dhe titujve aristokratë.

sealandi 010

Në këtë shtet nuk ekziston dogana dhe asnjë lloj kufizimi kur bëhet fjalë për bixhozin, ndërsa lejohen dhe vizitat turistike të paralajmëruara.

Momentalisht, në Hollywood është duke u punuar një film për këtë principatë, skenarin e të cilit e ka shkruar princi Michael.

Sealand ka flamurin, stemën, pasaportën dhe pullat postare. Gjuha zyrtare është anglishtja, ndërsa monedha e shtetit është dollari i Sealandit, që ka një vlerë fikse këmbimore me dollarin amerikan 1:1.

Që nga viti 2001, Sealand është shpallur zonë mbi të cilën nuk lejohen fluturimet e aeroplanëve dhe as trafiku ajror, pa lejën e “qeverisë së Sealandit”. /NGJYRA.COM/

sealandi 008 sealandi 012 sealandi 007 sealandi 003

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply