Ja si u hakmerret personeli i hotelit mysafirëve të pasjellshëm

Herën tjetër kur t’ju pengojë diçka gjatë qëndrimit në hotel, mos e zbrazni gjithë mllefin ndaj personelit, sepse mund të pendoheni.

Ish-punëtori i një hoteli, Jacob Tomsky, ka zbuluar sekretet e “fëlliqura” të të punësuarve në pushimoret luksoze, në librin “Kokat në krevate” (Heads in Beds), ku flet për atë se si bashkë me kolegët u është hakmarrë mysafirëve të pasjellshëm.

Në vijim po i përshkruajmë disa mënyra të pazakonshme lidhur me këtë çështje:

hotel reception

Çelësi

Nuk mund të hapni derën e dhomës suaj? Me siguri e keni nevrikosur ndokënd në recepcion. Ata me kënaqësi shikojnë mysafirët të cilët vijnë t’i lusin që t’ua hapin derën.

Minibari

Me kujdes shikoni faturën në fund të qëndrimit në hotel. Personeli i nevrikosur mund t’ju ketë futur në faturë më shumë pije seç keni pirë.

Brusha e dhëmbëve

Kini kujdes për brushën tuaj të dhëmbëve, sepse mund t’ju ndodhë që personeli “pa dashje” t’jua ndotë.

Thirrjet e rreme

Shkrimtari i librit pranon që rreth mesnate ka thirrur mysafirët posaçërisht të pakëndshëm në mënyrë që t’i shqetësojë.

Dhoma

Nëse keni bërë ndonjë skenë me rastin e paraqitjes në recepcion, jini të gatshëm t’ju ofrojnë ndonjë dhomë të papërshtatshme.

Gotat

Personeli nganjëherë urren larjen e gotave pak të përdorura, por vetëm i fshin pak me mjete për shkëlqim të mobilieve. Merrni me vete gota plastike.  /NGJYRA.COM/    

hoteli22

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *