• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Jahtet më ekstravagante në botë

by
18/02/2015
in E bardhë
0
Jahtet më ekstravagante në botë

Bota e shtresës më të pasur të shoqërisë është me të vërtetë për zili. Duke qenë në gjendje që të përshkojnë rrugët me automobilat më të shpejtë të trendeve më të fundit, të fluturojnë me aroplanë të sofistikuar në linjat ajrore dhe të lundrojnë në det me ato që mund të përshkruhen vetëm si pallate lundruese, mund të thuhet se elita e botës  jeton një jetë tejet luksoze.

Mjetet e lundrimit me të cilat të pasurit lundrojnë nga kontinenti në kontinent, me të vërtetë nuk lënë vend për koment. Në vazhdim ju sjellim disa nga jahtet më ekstravagante në botë.

Anastasia

jahti luksoz1

Me një gjatësi prej 75 metrash, ky jaht i projektuar nga i famshmi Sam Sorgiovanni në vitin 2008 favorizohet nga adhuruesit e aventurave për shkak të koleksionit të  madh të pajisjeve sportive ujore që  i ka të përfshira në bord.

jahti luksoz1a

Serene

jahti luksoz2

Në aspektin e madhësisë dhe pajisjeve, Serene padyshim se nuk ka vërejtje. Në 134 metra të luksit të pastër, janë të përfshira një pishinë e hapur, xhakuzi dhe shumë dhoma gjumi. Serene mund të konsiderohet edhe si një vend i përkryer për organizimin e ndejave.

jahti luksoz2a

Christina O

jahti luksoz3

Në njëfarë mënyrë kjo është një legjendë e deteve. Mund ta imagjinoni se çfarë tregimesh mund të rrëfehen për këtë jaht të preferuar nga  John F. Kennedy, Sir Winston Churchill, Frank Sinatra dhe Marilyn Monroe.

jahti luksoz3a

Superjahti Astrada

jahti luksoz4

Ky jaht thjesht është tregim në vete. Duke qenë një spektakël i vërtetë, me dizajnin unik dhe teknologjinë shumë të avansuar, Astrada duket si mjet lundrimi nga filmat e James Bondit. Me lëhtësi e arrinë shpejtësinë 17-20 nyje, ndërsa krahët anësorë sigurojnë një udhëtim të qetë dhe tejet luksoz.

jahti luksoz4a

Alfa Nero

jahti luksoz5

I ndërtuar nga ndërtuesit e njohur të jahteve, Oceanco, Alfa Nero është në të njëjtën kohë i mrekullueshëm dhe elegant në dizajn. Kombinimi i ngjyrës së bardhë dhe të zezë në pjesën e jashtme  dhe  kuverta tri-shtresore e bëjnë këtë jaht një vend veçmas të përshtatshëm për ndeja të mbrëmjes. /NGJYRA.COM/

jahti luksoz5a

Tweet #prishtina
Previous Post

Ujëvarat e ngrira të Niagaras, magnet për turistët

Next Post

Filmat më frymëzues për sportin

Next Post
Filmat më frymëzues për sportin

Filmat më frymëzues për sportin

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.