Jardim Botânico – kopshti i mrekullueshëm botanik

Kopshti Botanik i Rio de Zhaneiros është një nga kopshtet më të mëdha botanike tropikale në botë, në të cilin gjenden disa nga llojet më të rralla të bimëve nga Brazili dhe nga vendet e tjera, shumë lloje të zogjve tropikal, peshqëve dhe gjitarëve.

Më konkretisht, në 54 hektarë të këtij kopshti rriten më shumë se 7000 lloje të bimëve tropikale, disa prej të cilave janë të mbrojtur në serra.

Jardim Botanico3

Përveç florës dhe faunës së pasur, ky kopsht është gjithashtu një qendër e rëndësishme arkeologjike, historike dhe artistike e qytetit.

Në kuadër të kopshtit ka edhe një qendër kërkimore, në të cilën gjendet biblioteka me më shumë se 32.000 libra, e specializuar ekskluzivisht në botanikë, e cila është biblioteka  më e kompletuar në Brazil.

Në këtë kopsht  gjendet edhe koleksioni i bimëve të thara me rreth 330.000 mostra reference.

Pjesa më e rëndësishme dhe më e njohur e kopshtit është shtegu Aleja Barbosa Rodriguea, i gjatë  rreth 700 metra dhe i rrethuar me 137 palma mbretërore.

Jardim Botanico8

Ky kopsht është themeluar nga Dom João në vitin 1808, i njohur më vonë si Xhoni i VI-të, Mbret i Britanisë së Madhe – Portugalisë, Brazilit dhe Algarvesit.

Në fillim, Jardim Botânico ishte kopsht privat i Dom Joãos, në të cilën ai synonte të mbillte kanellë, speca dhe arrëmyshk, të cilat ishin sjellë nga India Lindore, mirëpo qysh në vitin 1822 kopshti ishte hapur për publikun dhe emërtuar si Kopshti Botanik Mbretëror. Kur Brazili u bë republikë, kopshti u riemërua përsëri, duke ia hequr fjalën “mbretëror”.

Jardim Botanico17

Në vitin 1996, kopshti u bë Kopshti Botanik i Institutit Hulumtues të Rio de Zhaneiros dheqë atëherë, misioni i tij është i përqendruar në ruajtjen dhe hulumtimin shkencor të biodiversitetit bimor brazilian, në arsimin  dhe  sensibilizimin dhe vetëdijisimin e komunitetit lokal dhe vizitorëve të huaj   për bukurinë dhe brishtësinë e mjedisit. /NGJYRA.COM/

Jardim Botanico16 Jardim Botanico11 Jardim Botanico10 Jardim Botanico9 Jardim Botanico7 Jardim Botanico13 Jardim Botanico12 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Jardim Botanico14 Jardim Botanico6 Jardim Botanico4 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Jardim Botanico15 Jardim Botanico ballina Jardim Botanico2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply