Katedralja e jashtëzakonshme nëntokësore prej kripe

Në jug të Polonisë, në qytetin Wieliczka, gjendet struktura vërtetë unikate dhe e mahnitshme nëntokësore e Katedralës prej Kripe, e cila së bashku me dhjetra statuja dhe tri kapella, janë gdhendur nga minatorët, të cilët që prej shekullit të 13-të e deri në vitin 2007, nga Miniera e Kripës  së Wieliczkasit kanë nxjerrë kripë tryeze.

Kjo ish minierë e kripës, e shndërruar në ditët e sotme në muze, është rezultat i punës së disa dhjetra brezave të minatorëve. Ajo kondiserohet si monument i historisë polake dhe i të gjithë atyre që e kanë kaluar jetën në të.

Katedralja prej kripe13

Në këtë minierë gjendet edhe një liqe nëntokësor, si dhe shumë statuja të gdhendura nga artistët bashkëkohorë në gurë kripe.

Miniera është e thellë 327 metra, ndërsa e gjatë më shumë se 287 kilometra. Çdo vit atë e vizitojnë rreth 1.2 milionë turistë, ndërsa në katedrale kryhen rregullisht dasma apo ceremoni tjera private.

Katedralja prej kripe16

Katedralja nëntokësore prej kripe është përfshirë në listën e parë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1978, kurse në vitin 1994, Presidenti i atëhershëm i Polonisë, e ka shpallur atë si një monument historik polka. /NGJYRA.COM/

Katedralja prej kripe15 Katedralja prej kripe14 Katedralja prej kripe10 Katedralja prej kripe9 Katedralja prej kripe3 Katedralja prej kripe2 Katedralja prej kripe6 Katedralja prej kripe7 Katedralja prej kripe1 MINOLTA DIGITAL CAMERA Katedralja prej kripe5 Katedralja prej kripe4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply