Këto janë shtëpitë përrallore të 19 yjeve të kinematografisë

Të gjithë e dimë që yjet e kinematografisë fitojnë shumë para për rolet e tyre, andaj dhe nuk befasohemi me faktin se ata posedojnë shtëpi të bukura dhe të mëdha.

Natyrisht, ka dhe prej tyre që, sikur nuk duan të bijnë në sytë e adhuruesve të tyre, dhe tregohen modest gjatë blerjes së pronave.

Megjithatë, ne kemi zgjedhur yjet që posedojnë shtëpi me vlerë miliona dollarë, që gjenden në vendet më atraktive dhe më ekzotike botërore, si në Los Angeles, New York…

Se kush janë ata, dhe çfarë villash posedojnë, mund të kuptoni nga fotogaleria që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/

19. Denzel Washington

shtepi vip 019

Shtëpia e tij e bukur ndodhet në Beverly Hills, ndërsa fqinjët e tij janë Sylvester Stallone dhe Eddie Murphy. Dhe siç mund të imagjinoni, shtëpia posedon të gjitha të mirat, pishinën, palestrën, fushat për aktivitetet sportive, etj.

18. Jeremy Irons

shtepi vip 018

Shtëpia e tij, në fakt kështjella, ndodhet në Irlandë, ndërsa vetëm për renovimin dhe rregullimin e saj, Jeremy ka shpenzuar 1.6 milionë dollarë. Shtëpia duket sikur të ishte pronë e ndonjë lordi dhe jo e një aktori të Hollywoodit.

17. Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

shtepi vip 017

Shtëpia e çiftit të famshëm të Hollywoodit ndodhet në New Yok, dhe ka sipërfaqe të madhe të tokës. Vlera e shtëpisë është mbi 10 milionë dollarë, ndërsa njëri prej fqinjëve të tyre është askush tjetër pos ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

16. Leonardo DiCaprio

shtepi vip 016

Shtëpia e tij dikur ishte rezidecë e yjeve Frank Sinatra dhe Elizabeth Taylor. Ajo ndodhet në Palm Springs, në Kaliforni, ndërsa vlera e saj është mbi 5 milionë dollarë. Kur nuk ndodhet në shtëpi, Leo e lëshon atë me qera – 4.500 dollarë për një natë.

15. Bruce Willis

shtepi vip 015

Shtëpia e aktorit të famshëm të filmave aksion, ndodhet në New York, ndërsa ai kishte paguar për të një shumë prej 9 milionë dollarësh. Krahas tjerash, në shtëpi ndodhet dhe një bodrum vere me kapacitet 1.500 shishe.

14. Nicole Kidman dhe Keith Urban

shtepi vip 014

Shtëpia e Kidmanit, respektivisht rançi i saj, ndodhet në New South Wales, në vendlindjen e saj, në Australi. Natyrisht, ajo e shfrytëzon atë vetëm gjatë pushimeve, sepse gjatë angazhimeve në kinematografi, duhet të jetojë në vende të ndryshme.

13. Brad Pitt dhe Angelina Jolie

FRANCE-WINE-MIRAVAL-PEOPLE

Çifti i famshëm ka blerë shtëpi në Provence të Francës, për një shumë prej 60 milionë dollarësh. Aty përfshihen vreshtat – ku prodhohet vera. Shtëpinë e shfrytëzojnë kur duan të pushojnë nga aktrimi.

12. Cameron Diaz

shtepi vip 012

Edhe bukuroshja Diaz jeton në Beverly Hills, në një shtëpi komode, ndërsa vlera e villës së saj, që karakterizohet nga stili anglez, llogaritet të jetë mbi 10 milionë dollarë.

11. Tommy Lee Jones

shtepi vip 011

Tommy ka shtëpi në Wellington të Floridës. Edhe kjo shtëpi i ka të gjitha gjërat që i duhen një ylli të kinematografisë, ndërsa vlera e saj llogaritet të jetë mbi 20 milionë dollarë.

10. George Clooney

shtepi vip 010

Aktori Clooney ka blerë shtëpi në Liqenin Como në Itali, për një shumë prej 10 milionë dollarësh. Shtëpia, e cila daton nga shekulli i 18, ndodhet në një ambient të bukur, ndërsa fqinjët e tij janë dhe Madonna e Richard Branson.

9. Harrison Ford dhe Calista Flockhart

shtepi vip 009

Shtëpia e këtij çifti është blerë mbi 12 milionë dollarë. Ajo ndodhet në zonën presitigjioze të Los Angelesit, ndërsa brenda saj, ndër të tjera, çifti ka dhe kinemanë personale.

8. Richard Gere

shtepi vip 008

Epo edhe Gere ka një shtëpi goxha me vlerë që ndodhet në New York. Shtëpia e tij ofron komoditet të mirë, ndërsa ka dhe fusha sportive dhe përplot gjëra tjera luksi.

7. Dwayne “The Rock” Johnson

shtepi vip 007

“Shkëmbi” muskuloz e kishte blerë një shtëpi 4.5 milionë dollarë, në Broward County, në Florida. Megjithatë, shumë shpejt ai e rrënoi atë për të ndërtuar një të re sipas qejfit personal. Për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të tij ai ka shpenzuar hiç më pak se 3.4 milionë dollarë.

6. Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

shtepi vip 006

Edhe Will e Jada sikurse yjet tjera të kinematografisë posedojnë një shtëpi goxha përrallore. Shtëpia e tyre, në vlerë prej 20 milionë dollarë, ndodhet në Calabasas të Kalifornisë. Madje, brenda saj, ata kanë kompletuar një studio të xhirimeve.

5. Adam Sandler

shtepi vip 005

Komiku Sandler nuk ka kursyer para për të blerë shtëpinë e ëndrrave. Shtëpia e tij ndodhet në Los Angeles, ndërsa vlera e saj është mbi 42 milionë dollarë. Pos pishinës gjigante, ai ka dhe fusha tenisi, dhe shumë gjëra tjera luksi.

4. Channing Tatum

shtepi vip 004

Ndoshta është yll i ri në Hollywood, por Tatum nuk ka humbur kohë, sepse tashmë e ka siguruar shtëpinë e tij të ëndrrave, e cila ndodhet në Beverly Hills. Këtë shtëpi ai e ka blerë 6 milionë dollarë, ndërsa fqinjët e tij janë Demi Moore dhe Harry Styles.

3. John Travolta

shtepi vip 003

Koha më e mërzitshme për yjet e kinematografisë është pritja nëpër terminalet e aeroporteve. Jo dhe për aktorin John Travolta. Ai në oborrin e shtëpisë së tij, të cilën e ka blerë 3.5 milionë $, në Ocala të Floridas, posedon aeroplan privat Boeing 707 si dhe një aeroport ku mund të ulen edhe aeroplanët tjerë.

2. Jamie Foxx

shtepi vip 002

Aktori me stil Jamie Foxx edhe shtëpinë e bleu të tillë, pra me stil. Ai pagoi mbi 10 milionë dollarë për shtëpinë e tij të ëndrrave në Ventura Country, në Kaliforni. Çfarë të thuhet tjetër, ai ka në dispozicion edhe pishinën olimpike.

1. Mark Wahlberg

shtepi vip 001

Në vitin 2009 Mark bleu këtë shtëpi në Berverly Park të Los Angelesit. Pesë vjet të plota është punuar në rregullimin e saj, ku përfshihen palestra, bodrumi i verës, fusha e basketbollit, e çka jo tjetër. Për të gjitha këto ai shpenzoi 8 milionë dollarë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *