Kodra e Hënës, peizazhi i mrekullueshëm në Kinë

Kodra e Hënës është vetëm një nga peizazhet e shumta të pazakonta e të bukura, me të cilat Kina mund të krenohet.

Për dallim nga shumica e kodrave, në rajonin Yangshuo kodrat duken si shkëmbinj të shpërndarë krejtësisht rastësisht mbi sipërfaqe të tokës, derisa përreth tyre rrjedh lumi Li.

Yangshuo-1

Të mbuluara me bimësi të harlisur, këto formacione natyrore të gjelbra krijojnë një pamje spektakolare, e cila më së miri mund të shihet nga porti natyror, i njohur si Kodra e Hënës.

Në ditët e sotme, qyteti Yangshuo i cili shtrihet në mes të shkrepave është bërë një destinacion shumë i popullarizuar turistik për vizitorë të huaj dhe vendorë.

Yangshuo 22

Ndonëse bjeshkataria është një sport shumë i popullarizuar, ata që duan të ngjiten në Kodrën e  Hënës pa pajisje alpinizmi, janë në dispozicion rreth 800 shkallë që shpien në majë të kodrës, e të cilat mund të kalohen për rreth 20 minuta.

Yangshuo 9

Përveç Kodrës së Hënës dhe alpinizmit, Yangshuo është një vend i popullarizuar edhe për ata që duan të eksplorojnë shpella, si dhe për çiklistët që duan të marrin udhë përmes këtij peizazhi madhështor e të pazakontë. /NGJYRA.COM/

Yangshuo 11 Yangshuo 10 Yangshuo 12 Yangshuo 13 Yangshuo 6 Yangshuo 7 Yangshuo 8 Yangshuo 3 Yangshuo 5 Yangshuo 14 Yangshuo 21 Yangshuo 23 Yangshuo 24 Yangshuo 25 Yangshuo 17 Yangshuo 18 Yangshuo 19 Yangshuo-4 Yangshuo 16 Yangshuo 15

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply