Kopshtet dhe peizazhet spektakolare

Charles Jencks është teoricien dhe kritik amerikan i arkitektonikës, arkitekt i kopshteve dhe peizazheve, njëkohësisht edhe disenjator i arkitekturës së peizazheve. Në katër vitet e fundit Jencks jeton dhe punon në Britani, ndërkaq librat e tij mbi historinë dhe kritikat e modernizmit dhe të posmodernizmit janë ndër më të lexuarat në qarqet e arkitektëve.

Njëri ndër punimet më të njohura të Jencksit është “The Garden of Cosmic Speculation” në Skoci, i dizajnuar në vitin 1988 dhe ia ka përkushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë.

kopshti2222

Kopshti është inspiruar nga shkenca dhe matematika, me skulptura të cilat paraqesin vrimën e zezë fraktale. Në këtë kopsht nuk mund të gjenden shumë bimë, por qasjet arkitektonike të formulave matematikore dhe fenomeneve shkencore. Kopshtet e tjera dhe dizajnimet e Jencksit mund të gjenden nëpër tërë botën. Nga India deri në Pekin.

“Për të shikuar botën në kokrrën e rërës, shikimi poetik në William Blake, duhet të gjenden marrëdhëniet midis kopshteve të mëdha dhe të vogla, shkencës dhe fantazisë, gjithësisë dhe peizazheve”, thotë Charles Jencks. /NGJYRA.COM/

kopshti8888 kopshti555 kopshti333 kopshti7777 kopshti4444 kopshti666

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *