Kufij të çuditshëm ndërkombëtarë

Keqkuptimet dhe mosmarrveshjet në nivele të larta politike shpesh rezultojë me pasoja të paparashikueshme dhe të çuditshme, siç është rasti me kufijtë ndërkombëtarë që ju sjellim në vijim:

15. Norvegji – Suedi

kufiri cudi15

Pamja e kësaj vije ndarëse përmes pyllit me pisha është mahnitëse, sidomos gjatë dimrit kur ajo gjason me një shteg për lëshim me ski.

14. Holandë- Belgjikë

kufiri cudi14

Duket se vendimi për përcaktimin e këtij kufiri ka qenë aq i pakompromis saqë përveç territorit të qytetit Baarle, edhe disa ndërtesa në të  thjesht janë ndarë në dysh.

13. SHBA -Rusi

kufiri cudi13

Ishujt Diomede janë në të dyja anët e kufirit SHBA-Rusi. Pavarësisht se gjendet vetëm 3.86 km larg, çuditërisht ishulli rus është 21 orë përpara ishullit amerikan.

12. SHBA-Kanadë

kufiri cudi12

Ky kufi 8851 km i gjatë, që kryesisht kalon nëpër pyllin me pisha, e përshkon përmes edhe qytetin e vogël Derby Line, të cilin e ndanë në dysh sikur edhe disa ndërtesa në të.

11. Poloni – Ukrainë

kufiri cudi11

Këta dy peshq, të dizajnuar nga artisti Jaroslav Koziara që simbolizojnë unitetin dhe tregtinë ndërmjet këtyre dy vendeve, janë të ndarë në dysh nga vija kufitare, që i bie se secili prej këtyre dy vendeve e ka nga një gjysmë të secilit peshk, apo thënë ndryshe “Pse thjesht kur mund të jetë e komplikuar”.

10. Argjentinë- Paraguaj- Brazil

kufiri cudi10

Me siguri pajtoheni edhe ju se noti në këtë lumë ndarës vështirë se mund të mos ketë konotacion politik.

9. Sllovaki-Austri-Hungari

kufiri - - 9

Epo, në këtë vend bashkohen dhe ndahen këto tri shtete – ndërsa rojet e kufirit kanë ku të ulen bashkërisht dhe të pinë çaj.

8. Gjermani – Poloni

kufiri cudi8

Ura mbi lumin Oder, nga Polonia për në Gjermani është hedhur në erë nga Ushtria e Kuqe në vitin 1945 dhe që nga ajo kohë….duket njësoj.

7. Venezuelë – Brazil – Guajanë

kufiri cudi7

Mali madhështor Roraima, në të cilin nuk shihet asnjë patrullë kufitare,  shënon kufirin e  trefishtë ndërmjet këtyre tri vendeve.

6. Argjentinë – Brazil

kufiri cudi6a

Ujëvara Iguaza shërben si kufi ndërmjet këtyre dy vendeve. Kalimi në këtë pjesë të kufirit as që mund të imagjinohet.

5. Brazil– Bolivi

kufiri cudi5

Ky kufi i frikshëm paraqet nivelet e ndryshme të mbrojtjes që ofrojnë pyjet tropikale në këto vende.

4. Gjermani – Republika Çeke 

kufiri cudi4

Ky kufi paraqet dy qasje të ndryshme ndaj të njëjtës çështje. Derisa gjermanët i kanë mbjellur fidanet në vend të drunjëve të tharë, pala çeke duket se e preferon më shumë “antikitetin”.

3. Austri -Slloveni

kufiri cudi3

Kufij me pamje të këtillë mahnitëse rrallë shihen.

2. Spanjë – Marok

kufiri cudi2

Në bregdetin verior të Afrikës së Veriut gjendet qyteti i vogël spanjoll i quajtur Ceuta, i cili është i rrethuar nga Maroku. Një mur i lartë e rrethon këtë qytet i cili mahnitë me bukurinë e tij sidomos  gjatë natës.

1. Kufiri në Himalajet ndërmjet Indie Pakistanit

kufiri cudi1

Megjithëse thuhet se ia vlenë, janë të pakt ata që ua merr mendja t’ia mësyjnë ta kalojnë këtë kufi të veçantë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply