Kur nuk ke oborr, bën edhe kështu!

Një shtëpi që në shikim të parë duket e madhe dhe me hapësira të mëdha, në fakt është një shtëpi shumë e vogël sa për t’i plotësuar nevojat minimale të një familjeje.

E konceptuar nga byroja projektuese Tezuka, shtëpia ofron kushte optimale për jetesë, në një sipërfaqe të banueshme prej vetëm 80 m2 .

Tezuka3

Arkitektët ia kanë dalë më sukses që hapësirën jashtëzakonisht të vogël të bëjnë të duket shumë e madhe dhe komode – falë zgjerimit të tarracës dhe dyerve transparente dhe rrëshqitëse, të cilat mundësojnë lidhjen e drejtpërdrejtë me hapësirën e jashtme.

Qasja e lehtë nga oborri e bën edhe më unike këtë shtëpi, si dhe tarraca e madhe në çati, e cila shfrytëzohet si fushë për lojë, pasi që hapësira e oborrit është shumë e vogël. /NGJYRA.COM/

Tezuka7 Tezuka1 Tezuka6 Tezuka5 Tezuka4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *