Ja se ç’ndodhë kur shtazët e egra takohen me pasqyrën!

Fotografi francez, Xavier Hubert-Brierre, ka instaluar disa pasqyre të mëdha në një xhungël në Gabon, për të përcjellë reagimin e shtazëve të egra kur të ballafaqohen për herë të parë në jetë me reflektimin e pamjes së tyre.

Para secilës pasqyre ai ka vendosur kamerën, e cila ka regjistruar ballafaqimin e shtazëve me “replikën” e tyre në pasqyrë.

Reagimet e shtazëve ishin nga me të ndryshmet, disa janë frikësuar, disa kanë përkëdhelur pasqyrimin e tyre – por kishte prej tyre që qëndruan fare indiferent, siç është rasti i elefantit.

Megjithatë, xhirimi thotë më shumë se fjalët, andaj shikojeni këtë video-material interesant. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply