Liqeni i mjellmave në Sibir

Në muajin shkurt, liqeni Svetloe, që gjendet në afërsi të fshatit Urozhainoe, në Sibir të Rusisë, vizitohet nga qindra mjellma, të cilat aty e kalojnë dimrin e acartë siberian.

Në shikim të parë, ky fakt duket paksa i çuditshëm, sepse mjellmat njihen si shpezët që i pëlqejnë viset me të ngrohta, ku klima është më e butë.

Por, atëherë, çfarë e bën liqenin Svetloe, i njohur ndryshe si Liqeni i mjellmave, aq të jashtëzakonshëm, dhe çfarë i tërheqë mjellmat të kalojnë dimrin aty?

liqeni mjellmave 010

Para se gjithash, për shkak se në këtë liqen derdhet uji i ngohtë nga burimet termale të afërta – kështu që temeperatura e tij është gjithherë mbi 0 gradë celsius, madje edhe atëherë kur temeperatura e ajrit është -40 gradë celsius.

Mjellmat filluan të shfaqeshin në këtë liqen që nga viti 1967, më saktësisht vetëm 15 mjellma ishin shfaqur atëherë, për t’u rritur pastaj numri i tyre nga viti në vit.

liqeni mjellmave 009

Sot, ndërkaq, liqeni vizitohet nga disa qindra mjellma, ndërsa numri i tyre po rritet nga dita në ditë.

Në vijim ju sjellim një fotogaleri se si duket Liqeni i mjellmave në kohën kur vizitohet nga këto shpezë të bukura, e të cilën e ka realizuar Alexey Ebel. /NGJYRA.COM/

liqeni mjellmave 001 liqeni mjellmave 002 liqeni mjellmave 003 liqeni mjellmave 006 liqeni mjellmave 004 liqeni mjellmave 005

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply