Michael Jackson – fotohistoria

[break] [break_title] 1958| Fëmija i shtatë i familjes Jackson [/break_title]

jackson1-1

Michael Joseph Jackson u lind në Gary, Indiana SHBA, (më 29 gusht), si fëmijë i shtatë nga nëntë sish të familjes Jackson.

[/break]

 

[break] [break_title] 1966|Bas Grupi The Jackson 5 [/break_title]

 jackson2

Pas disa vjetësh të trajnimit vokal e instrumental, grupi The Jackson 5 për herë të parë ngjitet në skenë.

[/break]

 

[break] [break_title] 1969| Kontrata e parë [/break_title]

jackson3

Me Michaelin 10-vjeçar, si vokalist, grupi Jackson 5 nënshkruan kontratën me Motown Records. Grupi debuton me albumin ‘Diana Ross Presents the Jackson 5’, ku incizojnë singlin “I Want You Back”.

[/break]

 

[break] [break_title] 1970| Një tjetër hit [/break_title]

jackson4

Emetohet kënga “ABC”, singël tjetër hit i grupit Jackson 5.

[/break]

 

[break] [break_title] 1972| Albumi i parë solo [/break_title]

jackson6

Përderisa ende ishte duke kënduar në bendin Jackson 5, Michael publikon albumin e parë solo, të titulluar “Got To Be There”. Nga ky album dallohet kënga  ‘Ben’ që e hodhi Michaelin në krye të top-listës së atëhershme.

[/break]

 

[break] [break_title] 1978| Aktor në TV-shou [/break_title]

 

jackson7

Michael Jackson paraqitet për herë të parë në TV-ekran, si aktor, duke debutuar në shoun televiziv “The Wiz”.

[/break]

 

[break] [break_title] 1979| Albumi i parë si këngëtar i rritur [/break_title]

jackson8

Lansohet albumi i parë solo i Jacksonit, tashmë si këngëtar i rritur, “Off the Wall”. Ky ishte bashkëpunimi i tij i parë me producentin e famshëm Quincy Jones.

[/break]

 

[break] [break_title] 1982| Albumi Thriller, rekordi muzikor [/break_title]

jackson9

Jackson plason në treg albumin “Thriller”, që do të shndërrohet në albumin më të shitur të të gjitha kohëve në botë.

[/break]

 

[break] [break_title] 1983| Vallëzimi që ndez publikun – Billie Jean [/break_title]

jackson10

Michael prezantohet në shoun e famshëm televiziv “Motown 25”, ku ndez publikun duke vallëzuar e kënduar njëkohësisht këngën “Billie Jean” – natyrisht, i veshur me rroba identifikuese të tij.

[/break]

 

[break] [break_title] 1984|8 çmime Grammy [/break_title]

jackson11

Albumi Thriller theu të gjitha rekordet muzikore dhe fitoi 8 çmime prestigjioze Grammy.

[/break]

 

[break] [break_title] 1984| Incidenti me flokë [/break_title]

jackson12

Gjatë xhirimit të reklamës për Pepsi-Cola, nga një eksplodim i rastit, flokët e Jacksonit marrin flakë dhe ai pëson djegie në kokë.

[/break]

 

[break] [break_title] 1985| Kënga për të uriturit [/break_title]

jackson13

Michael Jackson dhe Lionel Richie realizojnë këngën “We are the Word”, dedikuar mbledhjes së fondeve për fëmijët e uritur në Etiopi.

[/break]

 

[break] [break_title] 1986| Jackson aktor [/break_title]

jackson14

Disneyland shfaq premierën e filmit 3-D, Captain EO, ku Michael Jackson luan rolin kryesor.

[/break]

 

[break] [break_title] 1987|22 milionë kopje të shitura [/break_title]

jackson15

Jackson nxjerr albumin e shtatë me radhë “Bad”. Me pesë singla në krye të top listës, ky album u shit në 22 milionë kopje anëmbanë botës.

[/break]

 

[break] [break_title] 1991| Kënga kontroverse  [/break_title]

jackson16

Jackson lanson albumin e tetë “Dangerous” – ndërsa video-spoti “Black or White” shkakton goxha diskutime kontraverse rreth tij.

[/break]

 

[break] [break_title] 1993| Sëmundja gjenetike [/break_title]

jackson17

Në intervistën për Oprah Winfrey, Jackson zbulon se është diagnostifikuar më sëmundjen vitiligo, një çrregullim gjenetik që shkakton humbjen e pigmenteve të lekurës.

[/break]

 

[break] [break_title] 1993| Akuza për ngacmim seksual [/break_title]

 jackson18

Jackson akuzohet publikisht për ngacmim seksual të një djaloshi 13-vjeçar, që kishte buajtur në shtëpinë e tij. Duke kundërshtuar akuzat, Jackson arrin një marrëveshje me familjen e djaloshit (flitet për 20 milionë dollar) dhe ndaj tij nuk ngritet aktakuza ligjore.

[/break]

 

[break] [break_title] 1994| Martesa e parë [/break_title]

jackson19

Michael martohet me Lisa Marie Presley, të bijën e Elvisit, në Republikën Domenikane. Ata u ndanë  pas dy vjetësh.

[/break]

 

[break] [break_title] 1997| Në Hollin e Famës I [/break_title]

12th Annual Rock and Roll Hall of Fame Induction

Michael dhe anëtarët tjerë të grupit Jackson 5 pranohen në Hollin e Famës të Rock and Rollit.

[/break]

 

[break] [break_title] 1997| Fëmija i parë [/break_title]

jackson21

Gruaja e dytë e Jacksonit, Debbie Rowe, lind fëmijën e tij të parë, djalin, të cilin e pagëzuan me emrin Prince Michael Jackson Jr.

[/break]

 

[break] [break_title] 1998| Fëmija i dytë [/break_title]

jackson22

Lind fëmija i dytë i Jacksonit dhe Rowet, e pagëzuar me emrin Paris Michael Katherine Jackson. Jackson dhe Rowe u ndanë një vit më vonë.

[/break]

 

[break] [break_title] 2001| Albumi i 10 [/break_title]

jackson23

Jackson nxjerr albumin e dhjetë me radhë, “Invincible”.

[/break]

 

[break] [break_title] 2001|Holli i Famës II [/break_title]

jackson24

Jackson sërish pranohet në Hollin e Famës të Rock and Rollit, por kësaj radhe si solo-artist.

[/break]

 

[break] [break_title] 2002| Gabimi i tmerrshëm në Berlin [/break_title]

jackson25

Lind fëmija i tretë i Jacksonit, nga një nënë surrogate. Bebja me nofkën Blanket (Batanija) u bë hit në mediat botërore kur Michael e kishte nxjerrë atë jashtë grilave të ballkonit në Berlin, para fansave të tij. Ai do të përshkruante me vonë këtë incident si “gabim të tmerrshëm”.

 [/break]

 

[break] [break_title] 2003| Sërish akuza për ngacmim seksual [/break_title]

 jackson26

Jackson sërish akuzohet për ngacmim seksual të fëmijëve në pronën e tij Neverland Ranch. Kësaj radhe atij i bastiset prona dhe shkaktohet bujë e madhe mediale.

[/break]

 

[break] [break_title] 2005| Jackson ikën në Bahrein [/break_title]

jackson27

Jackson lirohet nga akuzat në gjyq, ndërsa merr familjen e tij dhe vendoset në Bahrein – për t’iu shmangur kështu presionit medial.

[/break]

 

[break] [break_title] 2009| Turne në Londër [/break_title]

jackson28

Në muajin mars të vitit 2009, Jackson bën publik një turn të madh në Londër, në muajin korrik  – ndërsa biletat shiten brenda disa orësh.

[/break]

 

[break] [break_title] 2009| Ndërron jetë mbreti i Pop-it [/break_title]

jackson29

Më 25 qershor, pasi dërgohet në Qendrën Mjekësore në Los Angeles, mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq në moshën 50-vjeçare. Vdekja e tij lidhet me mbidozë narkotike, përdorim të tepruar të ilaçeve…etj.

[/break]

 

[break] [break_title] 2014| Jackson kthehet përmes hologramit [/break_title]

jackson30

Edhe pse i vdekur, muzika e Michael Jacksonit vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në botë. Ndërkaq, falë teknologjisë së hologramit, në manifestimin muzikor Billboard Music Awards. Michael Jackson ka performuar këngën “Slave to the Rhythm” nga albumi “Xscape”. Hologrami solli një Jackson që ngritet nga froni, për të cilin publiku ndjen aq shumë mall.

/© NGJYRA.COM/

[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply