Muzikë e përsosur për të bërë seks

Shikimet e zjarrta, prekjet e buta, afrimi i ngadaltë… Para se të niseni në aksion, nuk do t’ju bëjë keq të shkoni te kutia e disketave apo tek skendari i muzikës në kompjuter. Sepse kur ka muzikë të përshtatshme, ju bën të përjetoni seks të veçantë.

Natyrisht që shijet muzikore dallojnë, andaj dikush kënaqet me rok të ashpër, ndërkaq të tjerët me muzikë të lehtë qytetare, dikush e do muzikën heavhy metal, e dikush “i fik dritat”, duke kërcyer nën ritmin e turbofolkut.

Sidoqoftë, ekzistojnë gjëra universale të cilat çdo momenti romantik do t’i krijojë një prapaskenë magjepsëse përplot tone dashurie.

Vokalet e buta të shoqëruara me piano janë relaksuese dhe e bëjnë  mbrëmjen të përsosur për partnerët, ndërkaq muzika ritmike është mirë për… Në vijim – pas listës së parë, të cilën ua kemi prezantuar ditë më parë,  http://ngjyra.com/9-top-kenget-me-te-mira-per-seks/  – këngët të cilat do t’jua zbukurojnë momentet intime me të dashurin. /NGJYRA.COM/

–        George Michael: Careless Whisper

Klasik absolut! Kur i dëgjoni tonet joshëse të saksofonit,  do të ndiheni vetëm ju me njëri-tjetrin.

–        Oasis: Wonderwall

Gjëja e bukur e cila nuk do t’i lidhë vetëm trupat tuaj, por…

–        Phil Collins: True Colours

Është koha për ndjenja të vërteta: krahas kësaj kënge romantike të dashurisë tregoni të dashurit tuaj se çfarë vërtet jeni!

–        John Mayer: Your Body Is a Wonderland

Këngë e lehtë pop me porosi të qartë.

–        Mario: Let Me Love You

R’n’B këngë me përmbajtje romantike, me ndryshime interesante motivuese të tempit.

–        Sade: By Your Side

Zëri soul i kadifenjtë i Sades gjeniale rrufeshëm do të krijojë atmosferë intime.

–        Alicia Keys: Like You’Il Never See Me Again

Mbretëresha e baladave do t’ju ndihmojë që edhe më shumë të vlerësoni atë çast të veçantë!

–        Beyonce: Speechless

Zëri joshës i këngëtares  dhe përcjellja seksi e kitarës do t’ju lërë pa fjalë dhe do t’ju “detyrojë” të filloni aksionin.

–        Black Eyed Peas: True

Zëri i pazakonshëm i këngëtares Fergi e shndërron këtë këngë rimejk të Spandau Balletit në gjë tepër të zjarrtë për të dashuruarit.

–        Christina Aguilera: Dirrty

Është koha për diçka të pazakonshme – kjo gjë do t’ju krijojë ritëm të shkëlqyeshëm dhe lojëra të nxehta nën çarçafë.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply