Në Pekin do të ndërtohet aeroporti më i madh në botë

Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, së shpejti do të fillojë ndërtimi i terminalit më të madh të pasagjerëve në botë. Sipas planit të arkitektes së famshme, Zaha Hadid, terminali do të jetë pjesë e aeroportit të ri në qarkun Daxing – nëpër të cilin gjatë një viti kalendarik do të frekuentojnë 45 milionë pasagjerë.

Pekini tashmë ka dy aeroporte që kanë arritur maksimumin e shërbimeve që mund t’iu ofrojnë pasagjerëve dhe aeroplanëve.

zaha hadid kine3

Aeroporti i ri ndërkaq, do të ndërtohet në zonën jugore të kryeqytetit kinez, përballë aeroportit ekzistues, të cilin në vitin 2008 e kishte ndërtuar kompania “Foster + Partners”.

Arkitektët e studios projektuese ADPI, të cilët në vitin 2011 e kanë dizajnuar ndërtesën e re të aeroportit, tashmë janë bashkuar me kolegët e tyre të kompanisë së famshme “Zaha Hadid Architects”, që bashkërisht të projektojnë terminalin më të madh të pasagjerëve në botë.

zaha hadid kine1

Sipas planit, në fazën e parë, aeroporti në Daxing do t’i ketë katër pista, ndërkaq terminali do të jetë fleksibël, që të mund të përshtatet me konfigurimet e ndryshme që mund të pasojnë. Po ashtu ai do të jetë i lidhur me hekurudhën lokale dhe atë shtetërore – si dhe me trenin super të shpejtë “Gao Tie”.

Terminali i ri do të ketë formën e yllit të detit dhe do të përfshijë një sipërfaqe prej 700.000 metrash katrorë. I gjithë projekti ndërkaq, do të kushtojë 13.8 miliardë dollarë dhe pritet të përfundojë në vitin 2018. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply