Nga bota e modës – 10 meshkujt më “hot” në botë

Aktorët, këngëtarët dhe sportistët e famshëm kanë miliona adhuruese në botë, megjithatë, kur bëhet fjalë për pamjen fizike, manekinët janë ata, të cilët – nga gjinia e bukur – cilësohen si meshkujt më “hot” në planetin tonë.

Në vijim ju sjellim një listë të 10 meshkujve më të kërkuar nga bota e modës – që dominojnë ballinat e revistave, sfilatat, ndërsa punojnë për shtëpitë/agjencitë më të njohura të modës.

10. Simon Nessman

010 model Simon Nessman

Modeli ngjyrë çokollate nga Kanadaja, Simon Nessman, pëlqen të luajë basketboll, ndërsa merret edhe me surfim dhe kampim.

Agjencitë: Soul Artist Management (New York), Premium Models (Paris), Kult Model Agency (Hamburg), I LOVE Models Management (Milan), Storm Model Management (Londër), nest model management (Berlin), IMM Bruxelles (Bruksel).

9. Serge Rigvava

009 model Serge Rigvava

Rigvav është vetëm 17-vjeçar, ndërsa në vitin 2014 është shpallur modeli më i mirë në “Elite Model Look Austria”. Për një kohë fare të shkutër, ai ka depërtuar në maje të botës së modës.

Agjencitë: Elite (Paris, Stokholm, Milan, Londër, Barcelonë dhe Kopenhagë)

8. Sean O’Pry

008 model Sean OPry

Modelin Sean, në vitin 2009, Forbesi e shpalli “manekin më i suksesshëm në botë”.

Agjencia kryesore: VNY Model Management (New York).

7. Rob Evans

007 model Rob Evans

Njëri prej manekinëve më seksi në botë, Rob Evans, ndër të tjera mori pjesë në jurinë e shout televiziv të modës, “America’s Next Top Model”.

Agjencitë: Storm Model Management (Londër), Major Model Management (New York, Milan), New Madison (Paris), Sight Management Studio (Barcelonë), Way Model Management (Sao Paulo), Next Models (Los Angeles), IMM Bruxelles (Bruksel).

6. Nick Bateman

005 model Nick Bateman

Aktori dhe modeli, Nick Bateman, është mashkulli më i zjarrtë në Instagram. Ai është shumë i zënë në kinematografi, andaj, në sferën e modës, bashkëpunon me vetëm disa agjenci të përzgjedhura.

Agencia: Wilhelmina Models (New York, Los Angeles)

5. Matthew Terry

005 model Matthew Terry

Modeli Matthew Terry është fytyra më e njohur e Calvin Kleinit, për rrobat e brendshme dhe xhinset.

Agjencia: Ford Models (New York)

4. Marlon Teixeira

004 model Marlon Teixeira

Në mesin e manekinëve më të njohur në botë, Marlon Teixeira njihet për bashkëpunimin e tij në shumë brende të njohura.

Agjencitë: Way Model Management (Sao Paulo), Wilhelmina Models (New York, Los Angeles), MgM (Paris), Sight Management Studio (Barcelonë), Elite L’Uomo (Milan), Nest Model Management (Berlin), Scoop Models (Kopenhagë), MODELWERK (Hamburg), Next London (Londër).

3. Jon Kortajarena

003 model Jon Kortajarena

Modeli dhe aktori spanjoll, Jon Kortajarena, pëlqen fotografinë dhe filmat e Indisë.

Agjencitë: View Management (Barcelonë), IMG (New York), Success Models (Paris), Select Model Management (Londër), IMM Bruxelles, Why Not Model Management (Milan).

2. Chad White

002 model Chad White

Modeli shumë sharmant, Chad White ka defiluar për Dolce & Gabbana, Dsquared, Versace dhe shumë shtëpi tjera të modës.

Agjencitë: Soul Artist Management (New York), MGM (Paris), Elite Models (Toronto, Barcelonë, Stockholm), DT Model Mgmt (Los Angeles), I LOVE Models Mgmt (Milan), Supa Model Management (Londër), PMA Hamburg, Priscilla’s Model Management (Sidnei).

1. David Gandy

001 model David Gandy

35-vjecari David Gandy përshkruhet si një prej modelëve më hot në industrinë e modës.

Agjencitë: Select Model Management (Londër), Ford Models (New York), Why Not Model Management (Milan), View Management (Barcelonë), New Madison (Paris), IMM Bruxelles (Bruksel). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply