Një pinguin noton çdo vit 8,000 km për ta takuar shokun e tij pensionist

Në vazhdën e tregimeve interesante nga bota, sot ju sjellim një rrëfim prekës për një pensionist dhe një penguin. Tregimi fillon në vitin 2011, kur muratori i pensionuar, Joao Pereira de Souza, 71-vjeç, e kishte shpëtuar një penguin magellanik nga Amerika Jugore, në një fshat ishullor të peshkatarëve, në Rio de Janeiro të Brazilit.

Pinguini ishte duke vdekur urie, i tëri i mbuluar nga nafta e derdhur në det, ndërsa Pereira de Souza e shpëtoi atë – dhe kështu, që nga ajo kohë, ata dy u bënë shokët më të mirë.

Pinguini i pagëzuar me emrin Dindim tash çdo vit vjen të takojë shokun e tij, me të cilin qëndron për tetë muaj. Kohën tjetër të vitit ndërkaq, e kalon duke bredhur me pinguinët tjerë shtegtarë në Patagonia, në bregdetin mes Argjentinës dhe Kilit.

pinguini brazil 0003

Pinguini noton plot 8,000 kilometra për të jetuar me zotin Pereira de Souza.“E dua këtë pinguin sikur të ishte fëmijë im dhe besoj se edhe ai më do mua”, ka deklaruar Pereira de Souza për televizionin “Globo TV”.

“Askush tjetër nuk guxon të prekë atë. E nëse dhe tenton ndokush, ai do të mbrohet duke e çukitur atë. Ai shtrihet në prehërin tim, me lejon ta pastrojë, ta ushqejë me sardine, dhe ta marr në duar”, ka thë Pereira de Souza. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply