Një shtëpi elegante në Kanada

Këtë shtëpi elegante dhe moderne në Kanada e ka projektuar arkitekti Rick Shean, dhe atë për nevojat e familjes së tij. Shtëpia është trekatëshe, ndërsa oborri i saj i rregulluar me shije ofron një vend të përshtatshëm për relaks dhe kënaqësi.

E gjithë shtëpia karakterizohet me dritare të mëdha, që ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm në brendinë e saj. Ndërkaq, ngjyrat që dominojnë janë e bardha bazike si dhe ngjyra natyrale gri.

shtepia elegrante4

Nuancat  e ngjyrës nuk janë imponuese por janë shumë natyrale, ndërsa dhomat janë të rregulluara në stilin minimalit – ku rezultati përfundimtar jep përshtypjen e një matarimi të shkëlqyer.

Të gjitha mobiliet e kësaj shtëpie janë të rrafshëta, pa vija imponuese, ndërkaq brenda shtëpisë ndodhë një fenomen i ‘lojës me drita’ – që depërton nëpërmjet shkallëve, ndarjeve nga qelqi dhe rrethojat. /NGJYRA.COM/

shtepia elegrante11 shtepia elegrante10 shtepia elegrante9 shtepia elegrante8 shtepia elegrante7 shtepia elegrante5 shtepia elegrante3 shtepia elegrante2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply