Një shtëpi unike ekologjike

Riciklimi është një nga problemet kryesore të ditëve të sotme – ky fakt vlen edhe në fushën e arkitekturës dhe të dizajnit të qëndrushëm.

Kemi parë shumë ide kreative të ndërtimit të shtëpive, të ashtuquajtura ekologjike, që ndërtohen nga materiali i riciklueshëm – mirëpo shembulli në vijim është i paprecedent.

Shtëpia e pazakonshme që do t’ua prezantojmë në vijim është e ndërtuar në Kinë nga kontejnerët e anijeve, ndërsa është e rrethuar me ambient të bukur natyror, që ia shton vlerën asaj edhe më shumë.

shtepia kontejner12

Shtëpia e projektuar nga Arcgency, Esbensen, Teknologisk Institut, është e dizajnuar asisoj, që të prodhojë më shumë energji se sa që shpenzon ajo. Ndërsa edhe pse eksterieri i saj lë mjaft për të dëshiruar, interieri është një tregim krejt tjetër.

Hapësira e brendshme e kësaj shtëpie është e rregulluar me shije, ku dominon ngjyra e bardhë me pak detaje me ngjyra të tjera. Këto detaje i japin hapësirës komoditet dhe përputhen në mënyrë të përkryer me mobilet minimaliste. /NGJYRA.COM/

shtepia kontejner2 shtepia kontejner3 shtepia kontejner4 shtepia kontejner5 shtepia kontejner6 shtepia kontejner7 shtepia kontejner8 shtepia kontejner9 shtepia kontejner10 shtepia kontejner11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply